Presidenti: Inkurajoj reporterët e terrenit të jenë me guxim, pa u trembur dhe shantazhuar nga askush

03/05/1819:04

Shperndaje:


Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Presidenti  Ilir Meta është solidarizuar me komunitetin e gazetarëve. Në një deklaratë për shtyp, kreu i shtetit deklaron se liria e shtypit është kusht për çdo shoqëri demokratike, ndaj dhe cënimi i saj nuk do të tolerohet
Deklarata e kreut të shtetit:
“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, shpreh solidarizimin tim të plotë me komunitetin e gazetarëve.
Inkurajoj, në veçanti, reporterët e terrenit, të jenë gjithmonë aty ku lajmi ndodh, me guxim, pa u trembur dhe as shantazhuar nga askush.
Koha kur gazetari dhunohet, kërcënohet e shantazhohet në kryerje të misionit të tij duhet të marrë fund.
Dënoj me ashpërsi të gjitha sulmet dhe çdo akt dhune ndaj gazetarëve e apeloj që autorët e krimeve ndaj përfaqësuesve të medias të vihen menjëherë para drejtësisë.
Liria e shtypit është kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike”.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Saranda edhe këtë vit me mësim me dy turne, premtimi për Eko Kampusin mbetet në letër
Butrinti fiton derbin e jugut, mposht Delvinën 0-1 dhe e nis sezonin me 3 pikë – VIDEO
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Delvina–Butrinti, derbi i jugut hap sezonin të dielën ora 15:00
Hotel JoAn në Sarandë kërkon Recepsioniste dhe Punonjëse kreperie dhe kafe
Ndahet nga jeta inxhinieri dhe biznesmeni i respektuar Malo Mane

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.