Nuk e fitoi kompania me ofertën më të lartë, qeveria anullon fondin për Kardhiq – Sarandë


Anulohet ndërtimi i lotit të 7 të ndërtimit të rrugës Kardhiq-Sarandë. Mësohet se vendimi është marrë nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila ka kërkuar që fondet të rialokohen në disa projekte të tjera.

Pavarësisht premtimeve dhe rëndësisë këtij segmenti rrugor ministrja ka vendosur anulimin e këtij tenderi. Ky vendim vjen pas shumë pikëpyetjesh të ngritura në lidhje me këtë tender.

Sipas burimeve, në garë për ndërtimin e këtij tenderi u futën 6 kompani ndërsa ministria e Infrastrukturës skualifikoi 5 kompanitë që kishin bërë ofertë më të ulët duke lënë në garë IRCOP-, e cila mësohet se dha ofertën me çmimin më të lartë.

Shqetësues mbetet fakti se diferenca në çmimin e ofruar nga kjo kompani në krahasim me subjektet e tjerë është mbi 5 milion $.

Fondi limit i vënë në dispozicion për këtë segment rrugor që është në ndërtim e sipër është 2.3 mld Rruga Kardhiq – Sarandë ka një gjatësi prej 34 kilometrash dhe kosto e saj llogaritet të shkojë 64 milionë euro. Ndërsa është cilësuar një nga akset më të rëndësishme për turizmin në vend pasi shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë.

Ndërtimi i këtij aksi ishte përzgjedhur në 5 veprat kombëtare që qeveria parashikonte të ndërtoheshin përmes skemës së Partneritetit Publik Privat. Kjo rrugë ka qenë në plan për tu ndërtuar që në 2008 por ndërtimi është zvarritur deri më sot.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ksamil: motori del nga rruga, drejtuesi 28-vjeçar transportohet në spital
ALYACHT PREMIUM HOTEL kërkon Recepsionist Turni i Natës
Ndryshime të reja për legalizimet: Afat 30 ditë dhe mbyllje dosjeje për ata që pengojnë verifikimet
Tumat në Bajkaj: Çfarë zbuluan arkeologët në kodrat që banorët i quanin “kokojka”?
Banorët e Ksamilit denoncojnë rrugën e dëmtuar: “Prej korrikut është lënë pa u rregulluar”
Artizanët e Butrintit, duart që e kthejnë historinë në kujtime për vizitorët – VIDEO

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.