Ngrihet ‘përbindëshi’ buzë detit/ Pamjet e ndërtimit të hotelit ngjitur me bregun
Situata e ndërtimit në Vlorë ka dalë jashtë kontrollit, ku persona të papërgjegjshëm me leje ose pa lejë, ndërtojnë hotele disa katëshe, mbi shtratin e detit “Jon” dhe askush nuk i shqetëson pronarët por edhe punëtorët që janë kontraktuar për ndërtimin e këtij hoteli. Fotografitë e siguruara nga “Shqiptarja.com” tregojnë më së miri babëzinë për shkatërrimin e bregdetit të Vlorës, ku këtë herë një kompani ndërtimi është ndërtuar një hotel 5 deri në 6 kate.
Sipërfaqja e tokës, ku po ndërtohet hoteli, duket qartë që është një sipërfaqe që ndodhet ngjitur me bregun e detit, duke e mbushur me inerte dhe depërtuar brenda në det. Mbi këtë sipërfaqe toke po ndërtohet ky hotel, që shihni në fotografitë e siguruara nga “Shqiptarja.com”, por edhe në mënyrë artificial është shtuar pjesa e territorit, duke hyrë brenda në det dhe vendosur shezlonge. Ky rast është tipik me atë të kompleksit “Jon” në Vlorë, pasi treçereku i pallatit të vjehrrit të Lulzim Bashës ishte ndërtuar brenda në det. Kompleksi “Jon” u rrëzua me tritol në 2014, duke i hapur rrugën ndërtimit të shëtitores “Lungomare”. Në foto shihen punëtorë dhe betonjere që hedhin beton dhe kryejnë punime.
Nuk dihet nëse investitori disponon lejë ndërtimi ose jo, por nëse shihet me vëmendje, ndërtimi i këtij objekti pikërisht në këtë zonë, ka thyer të gjitha kriteret e urbanistikës, duke filluar nga distanca me bregun, distanca me objektet e tjera që ka përkarshi, zaptimi i bregut të detit, e cila me ligj është tokë publike etj. Zona ku po ndërtohet hoteli është tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë, pikërisht poshtë kompleksit “Marina Bay”. Ndërtimi i këtij hoteli brenda në sipërfaqen e detit, po kryhet në një kohë kur në Vlorë, kryebashkiaku Dritan Leli dhe kryeministri Edi Rama, kanë marrë një fushatë të prishjes së hoteleve, restoranteve dhe bareve, me qëllim zgjerimin e vijës së shëtitores Lungomare buzë bregut të Vlorës
Elton Qyno/ shqiptarja.com
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Braktisen punimet e fasadave në Sarandë – FOTO
05/10/199:06
NJOFTIM PUNËSIMI në Restorant në Bulevardin e Sarandës për Prill-Tetor. Me akomodim & ushqim
05/10/199:06
Olta Xhaçka: Plazhet ua japim të fortëve mos të vijnë njerëz nga malet me çadra në duar – VIDEO
05/10/199:06
Freedom House: Demokracia në Shqipëri asnjë përmirësim, liria e medias e përkeqësuar
05/10/199:06
Vijon aksioni për heqjen e makinave të braktisura nga rrugët e Sarandës
05/10/199:06
Banori denoncon me lotë në sy: Më dhunuan varrin e gjyshit
05/10/199:06
SYRI I KALTER
05/10/199:06
Yacht Premium Hotel hap aplikimet për stafin e restorantit (maj-shtator)
05/10/199:06
NJOFTIM PUNËSIMI për disa pozicione pune në Blue Sky Bar-Restorant. OFROHET akomodim
05/10/199:06
Kërkohet kujdestare për orët e natës për një grua të moshuar në lagjen 4 Kodër Sarandë
05/10/199:06
Rezervime
Dhomë me kuzhinë për familje të vogla
05/10/199:06
Dhomë familjare për pushime, me kuzhinë
05/10/199:06
Dhoma Ksamil
05/10/199:06
Dhomë me kuzhinë, për pushime me miqtë
05/10/199:06
Apartamenti 5 – Vila Stupende
05/10/199:06
Suvenire
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 33
05/10/199:06
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 15
05/10/199:06
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 18
05/10/199:06
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 17
05/10/199:06
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 11
05/10/199:06