Nesër miratohet Buxheti 2018 i Sarandës, asnjë konsultim me qytetarët

20/12/1720:38

Shperndaje:


Nëse nuk do të ishte ky njoftim i shkurtër vendosur në faqen fb të bashkisë, asnjë prej qytetarëve të Sarandës nuk do të dinte se ditën e nesërme Këshilli Bashkiak i qytetit merr vendimin më të rëndësishëm të vitit, atë të miratimit të buxhetit për 2018.

Sipas ligjit, këshilltarët bashkiakë e kanë patur projekt-buxhetin përpara 5 ditësh, ndërsa ky projekt-buxhet, po sipas ligjit,  këto ditë është diskutuar në komisionet e Këshillit Bashkiak.

Nga ana e tyre qytetarët nuk kanë asnjë informacion se cfarë përban projekt-buxheti që do të diskutojnë dhe miratojnë këshilltarët bashkiakë ditën e neserme, kjo pasi me qytetarët nuk është mbajtur asnjë konsultim.

Por ajo që bën përshtypje është edhe fakti që deri tani as opozita nuk ka shprehur në publik apo media ndonjë vërejtje ndaj projektit që bashkia ka dërguar në Këshillin Bashkiak, cka të bën të dyshosh për një dakordësi në heshtje, ashtu siç janë miratuar gjatë kohëve të fundit edhe shumë vendime të tjera  në kurriz të qytetit dhe qytetarëve.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qendra Estetike Doctor Fish Saranda kërkon Specialiste Masazhi & Fizioterapi dhe Thonjsh
Policia publikon me VIDEO sukseset në punën e saj: Kemi shtuar edhe kontrollet
Epirus Hotel në Sarandë kërkon Banakier/e dhe Kamarier/e
KËRKOHET DADO PËR KUJDESIN E NJË FËMIJE 12 MUAJSH NË SARANDË
Banorët e Delvinës: Rruga prej muajsh e shembur, milionat shkojnë për koncertin e Kanye West
Policia reagon pas denoncimit të avokatit, arrestohet 43-vjeçari për dhunën në Syrin e Kaltër

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.