Policia reagon pas denoncimit të avokatit, arrestohet 43-vjeçari për dhunën në Syrin e Kaltër

Policia reagon pas denoncimit të avokatit Arben Llangozi, arrestohet 43-vjeçari për dhunën në Syrin e Kaltër

 

Pas denoncimit publik të bërë nga avokati Arben Llangozi për dhunimin e administratorit të një subjekti që jep me qira biçikleta elektrike në zonën turistike të Syrit të Kaltër, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i Policisë së Sarandës.

 

Policia reagon pas denoncimit të avokatit Arben Llangozi, arrestohet 43-vjeçari për dhunën ndaj administratorit të biçikletave në Syrin e Kaltër

 

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në parkimin e Syrit të Kaltër, ku gjatë një konflikti për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete, shtetasi A.H., 43 vjeç, banues në Kamëz, ka goditur me sende të forta administratorin e subjektit, A.L., 27 vjeç, banues në Stjar të Delvinës.

 

Si pasojë e goditjeve, 27-vjeçari ka pësuar fraktura dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Policia arrestoi në flagrancë 43-vjeçarin për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

 

Ndërkohë, në gjendje të lirë janë proceduar edhe tre persona të tjerë të përfshirë në konflikt: A.H., 45 vjeç, vëllai i të arrestuarit, S.Ç., 20 vjeç, banues në Dërmish të Finiqit, si dhe vetë administratori i subjektit, A.L., 27 vjeç. Ata akuzohen për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

 

Në denoncimin e publikuar më herët nga avokati Arben Llangozi pretendohej se administratori ishte goditur fillimisht me grushte dhe më pas me një gur në kokë, duke pësuar fraktura në të dyja duart gjatë përpjekjes për t’u mbrojtur. Policia, nga ana e saj, konfirmon konfliktin, arrestimin e autorit të dyshuar dhe procedimin penal të personave të tjerë të përfshirë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Kapet duke transportuar 21 emigrantë me destinacion Italinë, arrestohet 35-vjeçari
Lexoni më shumë
Rama: Vitin tjetër nafta do të ulet me 32 lekë për litër, taksa e qarkullimit do të kalojë te makina
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.