Avokati denoncon: Punonjësi i biçikletave elektrike u godit me gur në kokë – VIDEO

Avokati Arben Llangozi denoncon: Punonjësi i biçikletave elektrike u godit me gur në kokë. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën turistike të Syrit të Kaltër, ku një punonjës që merrej me dhënien me qira të biçikletave elektrike është dhunuar rëndë.

 

 

Sipas një denoncimi publik të bërë nga avokati Arben Llangozi, shtetasi me iniciale A.L. është sulmuar nga një turist, pas një konflikti që dyshohet se nisi për humbjen e kartës së një biçiklete elektrike. Sipas tij, i dyshuari e ka goditur punonjësin me grushte dhe më pas me një gur në kokë.

 

Avokati pretendon se A.L. ka shmangur një goditje fatale duke mbrojtur kokën me duar, por si pasojë ka pësuar fraktura në të dyja duart, si edhe dëmtime në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.
Sipas Llangozit, autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe deri në momentin e publikimit të denoncimit nuk ishte arrestuar. Ai kërkon reagim të menjëhershëm nga Policia dhe Prokuroria për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të autorit.

 

Në reagimin e tij, avokati shpreh gjithashtu shqetësimin se ngjarje të tilla cenojnë sigurinë në një nga destinacionet më të vizituara turistike të vendit dhe kërkon hetim të plotë të rastit.
Saranda Web është në pritje të një reagimi zyrtar nga Policia e Shtetit për të konfirmuar rrethanat e ngjarjes dhe masat e marra. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Kapet duke transportuar 21 emigrantë me destinacion Italinë, arrestohet 35-vjeçari
Lexoni më shumë
Rama: Vitin tjetër nafta do të ulet me 32 lekë për litër, taksa e qarkullimit do të kalojë te makina
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.