Banorët e Delvinës: Rruga prej muajsh e shembur, milionat shkojnë për koncertin e Kanye West

Banorët e Delvinës: Rruga prej muajsh e shembur, ndërsa milionat shkojnë për koncertin e Kanye West. Edhe banorët e fshatit Vllahat, në Bashkinë Delvinë, kanë ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës kryesore të fshatit, duke e krahasuar situatën me shpenzimet e kryera për organizimin e koncertit të Kanye West, i cili, sipas tyre, u financua me 4.2 milionë euro nga fondi rezervë i shtetit.

 

 

Në denoncimin e dërguar pranë Saranda Web, banorët shprehen të revoltuar teksa shohin në rrjetet sociale pamje nga koncerti të shpërndara nga persona që, sipas tyre, morën pjesë me bileta falas, ndërkohë që komuniteti i tyre vazhdon të përballet me mungesën e ndërhyrjes për rikthimin e aksesit në fshat.

 

Sipas tyre, rruga kryesore u shemb pas reshjeve të rrëmbyeshme dhe prej muajsh nuk është marrë asnjë masë për riparimin e saj apo krijimin e një rruge alternative. Për pasojë, banorët thonë se detyrohen të lënë automjetet dhe të përshkojnë një pjesë të rrugës në këmbë për të mbërritur në banesat e tyre.

 

Banorët e konsiderojnë të papranueshme që, ndërsa zona të tëra përballen me probleme të rënda infrastrukturore, fondet publike përdoren për aktivitete të tilla. Ata u bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë sa më shpejt për rikonstruksionin e rrugës dhe rikthimin e lëvizjes normale për banorët e fshatit. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Kapet duke transportuar 21 emigrantë me destinacion Italinë, arrestohet 35-vjeçari
Lexoni më shumë
Rama: Vitin tjetër nafta do të ulet me 32 lekë për litër, taksa e qarkullimit do të kalojë te makina
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.