Kufiri detar me Greqinë, Meta: Shqiptarët të jenë të sigurt, unë do të mbroj Kushtetutën


Presidenti Ilir Meta nga Vlora i kërkoi qeverisë dhe të gjitha institucioneve të tjera që të respektojnë vendimin e gjykatës Kushtetuese në lidhje me kufirin detar me Greqinë.
Reagimi i kreut të shtetit shqiptar erdhi pas deklaratave nga Athina se do të zgjerohet me 12 milje në detin Jon. Ilir Meta theksoi se shqiptarët duhet të jenë të sigurt se Presidenti gjithmonë do të mbrojë kushtetutën.
“Sot jam vetëm për Drashovicën, për luftën dhe luftërat dhe epopenë e jashtëzakonshme të 1920. Presidenti flet aq më tepër nga Drashovica, cdo shqiptar mund të flasë me shumë kurajo dhe përgjegjshmëri, por nuk do të doja të merresha me asnjë çështje tjetër.
Pas asnjë diskutim shqiptarët duhet të jenë të sigurt se Presidenti gjithmonë do të mbrojë kushtetutën për cështjen në fjalë do të respektoj vendimin e gjykatës Kushtetuese dhe këtë duhet ta bëjnë të gjitha institucionet tona” tha ai.

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj u shpreh sot se kjo është një çështje që rregullohet nga e drejta ndërkombëtare dhe se Greqia, ashtu si çdo shtet tjetër palë e konventës, aty ku e lejon gjeografia dhe për sa kohë që nuk cënohen të drejtat sovrane të një shteti tjetër, gëzon të drejtën që të zgjerojë gjerësinë.

Por, kjo lëvizje, thotë ai, po ndiqet me vëmendje nga Shqipëria. Cakaj vijoi më tej duke thënë se vetë Shqipëria në bazë të kësaj konvente ka ushtruar të drejtën për të përcaktuar gjerësinë e detit të saj territorial në 12 milje detare që prej 9 marsit 1990 dhe që nuk është kontestuar për asnjë moment nga fqinjët tanë.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë
Çdo apartament në Airbnb dhe Booking duhet të regjistrohet në e-Albania, gjoba nëse nuk zbatohet
Lexoni më shumë
Ujësjellësi kërkon tarifa të reja edhe në Delvinë dhe Finiq. Detajet e propozimit të ri
Lexoni më shumë
Kërkohet rritje e tarifës së ujit edhe në Konispol, vendimmarrja shtyhet për muajin e ardhshëm
Lexoni më shumë
Rama: Rrjetet sociale janë të rrezikshme! Paralajmëron kufizim në 16 ose 18 vjeç
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.