Delvinë, fillojnë punimet për restaurimin e Xhamisë së Gjin Aleksit

Kanë filluar sot punimet për restaurimin e Xhamisë së Gjin Aleksit në Delvinë.
Projekti për restaurimin e këtij objekti është miratuar me vendimin e KKR Nr. 77. Dt. 13.04.2016. xhamia e gjin aleksit delvine 1Për  këtë investim është lidhur edhe një  kontratë midis Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Subjekteve “PT-Ndërtim SH.p.k dhe “Epidamos Sh.p.k”. Mbikqyrës i punimeve do të jetë Ing. Leonard Hysi nga DRKK Vlorë. Drejtuese e projektit do të jetë Arkitekt-Arkeolog Lida Miraj dhe Kolaudatorë Ing. Zaim Lila nga IMK. Kordinator i projektit do të jetë Ing. Agim Haxhiraj nga DRKK Vlorë. Zbatimi i këtij projekti mundësohet  Ministria e Kulturës  dhe Komuniteti Mysliman Shqipëtar.
Xhamia e Gjin Aleksit ndodhet në qendër të fshatit Rusan dhe përbën një kompleks së bashku me tre tyrbe. Ky objekt është monument kulture i kategorisë së parë shpallur me vendim NR.6, Datë . 15.01.1963 nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës. E.Çelebiu gjatë vizitës së tij në Delvinë në shek. XV përmend përveç Xhamisë së Gjin Aleksit, Xhaminë e Sulltan Bajazitit dhe atë të Mëhallës së vllehëve. Ai përmend, gjithashtu edhe praninë e tri haneve, një hamami dhe tri teqeve. Monument i rëndësisë së vecante ne këtë zonë është edhe Kompleksi Islamik i Xherrmëhallës. Xhamia e Gjin Aleksit përbëhet nga portiku, salla e lutjeve dhe minareja. Portiku në anën veriore, i mbuluar me çati druri kufizohet nga një arkadë me harqe të mprehtë e mbi kolona guri.

loading...
loading...