SHARE

Gjatë mbrëmjes së sotme janë zhvilluar në Sarandë mbledhjet e grupseksioneve 1 dhe 2 të Partisë Demokratike.
Mbledhjet që kanë si synim grumbullimin e propozimeve nga baza e demokratëve u zhvilluan në ambientet e Degës së PD Sarandë.
Në mbledhjen e grupseksionit 1 u propozuan 20 emra kandidatësh për deputetë, ndërsa në mbledhjen e grupseksionit 2 u propozuan 21 emra.
Gjatë këtyre mbledhjeve u diskutua edhe për protestën e parashikuar nga demoktatët në Tiranë për datën 18 shkurt.
Propozimi i kaq shumë emrave për kandidatë për deputetë shkaktoi edhe humor mes vetë demokratëve, ku njëri prej tyre iu drejtua me fjalët: “I gjetëm edhe protestuesit e 18 shkurtit, të gjithë të propozuarit për kandidatë për deputetë të marrin edhe gratë ose burrat dhe u zgjidh pjesmarrja e demokratëve të Sarandës në protestë”.

loading...
loading...