Butrinti fiton takimin, Bashkia Sarandë shpërndan 400 mijë lekë për ekipin

18/12/1615:59

Shperndaje:


Takimi i sotëm ndaj ekipit të Gramozit të Ersekës ishte sfida e fundit për fazën e parë të kampionatit të kategorisë së dytë për ekipin e Butrintit të Sarandës. Butrinti e filloi mirë takimin dhe sulmoi që në minuatat e para. Në minutën e 15-të Butrinti fiton një 11-metërsh që Gorovelli e shnërron në gol. Pjesa e parë përfundon 1-0.
Në minutën e 58-të është përsëri Gorovelli që gjen rrugën e rrjetës dhe dyfishon rezultatin në 2-0, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fundin e takimit.  Portieri i ri i ekipit nuk pati vështirësi në takimit e parë që luajti për 90 minuta, kjo falë edhe mbrojtjes që i zgjidhte situatat pa u komplikuar.
Me fitoren e sotme, Butrinti ngjitet në vendin e katërt dhe kuotën e 19 pikëve, po aq sa Delvina, duke lënë pas ekipin e Këlcyrës me 18 pikë, pas humbjes së sotme të Këlcyrës me Domosdovën.
Me takimin e sotëm mbyllen edhe takimet e fazën së parë, për t`u rikthyer përsëri me derbin Butrinti – Delvina.
Nga ana tjetetër vjen edhe një lajm i mirë për futbollistët, të cilët kishin 4 muaj duke mos ditur se a do të merrnin ndonjë shpërblim monetar. Bashkia Sarandë ka lëvruar një shpërblim prej 400 mijë lekësh të rinj, para që do të shpërndahen për të gjithë ekipin.
Megjithëse kjo shumë mund të jetë më e vogël se shuma që gaztorët e Portokallisë shpërblehen për disa minuta kur vijnë në Sarandë, për lojtarët e Butrintit është mjaft e domosdoshme në këto momente.butrinti-gramozi

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Policia e Sarandës shpall në kërkim 3 persona, dy prej tyre të moshuar 75 dhe 85 vjeç
Dy fëmijë pa shkollë prej gjashtë muajsh në Sarandë, prindi kërkon zgjidhje
ARAMERAS RESORT në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026
Kompania KADIU kërkon Përfaqësues Shitjesh dhe Motorist në Sarandë
Skandal në shkollën “Adem Sheme” në Sarandë: fëmijët lihen jashtë për disa minuta vonesë
Agjenci Turistike “Saranda Center” kërkon Punonjës/e zyre, Shofer dhe Arkëtar/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.