Bulevardi, çelësi i suksesit turistik të Sarandës – Opinion nga Skerdilaid Sulozeqi

17/07/2020:00

Shperndaje:


Qeveria vendore dhe qëndrore fajtorët dhe shkaktarët më të mëdhenj të dështimit të sezonit.
Bulevardi i Sarandës është ndërtuar në vitin 1945, zgjeruar në vitin 1979, e riparuar sërisht në vitin 2000.
Me një tender abuziv prej rreth 5 milion eurosh të vendosur në dispozicion nga buxheti i shtetit (taksat tona) dhe BB, nisi dhe projekti për transformimin e shëtitores, projekt i cili zhduk dhe një prej identiteteve kryesore të qytetit.
Projekti për rivitalizimin e shëtitores buzë detit në Sarandë është pjesë e projektit të Bankës Botërore për përmirësimin e infrastrukturës në bashkitë e jugut; Gjirokastër, Sarandë, Berat dhe Përmet.

Projekti nisi në nëntor të vitit 2019 dhe kohëzgjatja ishte me afat maksimal 14 muaj. Në nisjen e projektit zyrtarët lokal dhe ata qëndror theksuan se bulevardi do hapej këtë verë.
Punimet në bulevard kanë shkatërruar elementët ekologjike, pasi është mbushur me inerte të rënda bregu përgjatë shëtitores “Hasan Tahsini”. Shtrati i vet natyral i këtij plazhi ishte me shkëmbinj, tashmë do të transformohet në një plazh të një natyre tjetër, ndryshim që i shtohet listës së transformimeve dhe zhdukjes së identitetit. Në të përfshihet prishja e plazhit të Centralit.
Ujrat e zeza që vazhdojnë derdhen në det në shëtitore mbetet problem real ekologjik.
Pa harruar tentativën korruptive të kapur nga supervizorët francez, pasi rilindasit do të rilindnin bulevardin duke e betonuar pa shtruar kanalizimet për ujrat e zeza dhe të bardha.

Tashmë nëse do kërkojmë gjurmë të Sarandës së fillim viteve të krijimit të qytetit vështirë se do të gjejme. Shkallaret e ndërruara, bugonvilet dhe palmat e prera, ndërtimet pa kriter e kanë kthyer Sarandën në një qytet të tjetërsuar (prapë është e bukur).

Përvec historisë dhe nostalgjisë punimet mjaft të këqija në bulevard kanë ndikuar në prishjen e sezonit turistik në Sarandë.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.