Anëtarët e Këshillit Bashkiak: Bashkia Sarandë bunker ndaj transparencës për publikun

30/07/2017:03


Anëtarët e Këshillit Bashkiak Sarandë kanë kritikuar ashpër Bashkinë e Sarandës për mungesën e transparencës në informimin e publikut, pasi as këshilltarët nuk dinë as se kush është Kordinatori i Bashkisë Sarandë për Informimin e Publikut.
Tatiana Alikaj është shprehur se në krahasim me bashkitë e tjera, Bashkia Sarandë është bashkia me informacionin më të vakët, nuk dimë çfarë bëhet, pasi nga faqja në internet e bashkisë nuk ofrohet asnjë informacion.
Anëtarja e Këshillit Bashkiak Bedrie Marjani ka thënë se transparenca nga ana e Bashkisë Sarandë është e munguar. Bedrie Marjani u ka këshilluar zyrtarëve të Bashkisë Sarandë të marrin shembull nga Saranda Web.
Mehmet Nelaj u ka dhënë të drejtë kolegëve të Këshillit Bashkiak, të cilët u shprehen se jemi në terr informativ, duke kërkuar nga Bashkia Sarandë të bëjë menjëherë publike kush është personi i ngarkuar nga kjo bashki për transparencën me publikun.

 

VIDEO

https://youtu.be/VkLisNGyff0


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.