3 mijë policë në rrugë për maskat! Efektivët do qarkullojnë edhe nëpër rrugica

14/10/2018:44

Shperndaje:


Rreth 3 mijë efektivë të policisë do të jenë në terren nga dita e enjte për zbatimin e aktit normativ që e ktheu të detyrueshme mbajtjen e maskës në çdo ambient tjetër përveçse në banesë.
Report Tv mëson se dita e parë e zbatimit të këtij akti, do të karakterizohet nga këshillime të efektivëve, dhe vendosjen jo në masë të gjobave, që varion nga 3 mijë lekë dhe 5 mijë lekë për shkelësit përsëritës.
Efektivët e policisë rrugore do të jenë të përqendruar në kontrollin e automjeteve, ku qytetarët që janë të vetëm në makinë nuk janë të detyruar ta mbajnë maskën, në ndryshim kur kemi të bëjmë me më shumë se 2 persona.
Për qytetarët që janë në rrugë, nuk do të ketë pika specifike kontrolli, por efektivët e policisë do të jenë të shpërndarë edhe nëpër lagje për të siguruar zbatimin në masë të mbajtjes së maskës.

Vlera e gjobës do të faturohet tek energjia elektrike, ndërsa të gjithë ata qytetarë që do të kapen pa maskë dhe nuk e kanë mjetin e identifikimit me vete, do të shoqërohen në komisariat ku edhe do të bëhet identifikimi i personit e më pas do t’i vendoset gjoba.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Njoftim punësimi në Grand Hotel Sarandë
Zbardhet misteri: Ndërtesa e shembur në Ksamil e kreut të AMP Gjirokastër-Vlorë – VIDEO
Qendra Estetike Doctor Fish Saranda kërkon asistente (Infermiere). Të komunikojë greqisht
Dhunohen barbarisht dhe grabiten cifti i moshuar në Lefter Talo, Finiq – VIDEO
Grabiten dhe dhunohen në banesë dy të moshuar në Finiq
Plagosen 3 persona nga përplasja e 2 mjeteve turistike, transportohen në spital

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.