Pas investimit në Ksamil, biznesmeni shqiptar blen një resort në ishullin e Korfuzit

Pas investimit në Ksamil, biznesmeni shqiptar blen një resort në ishullin e Korfuzit. Grupi Concord blen resort në Korfuz, transaksioni vlerësohet mbi 20 milionë euro

Sipas një publikimi të Kapitali.al, në fund të muajit të kaluar, grupi Concord, konglomerati në pronësi të familjes Dulaku i cili zotëron edhe Arameras Resort në Ksamil, njoftoi blerjen e resortit St Georges Bay Country Club në Korfuz.

 

 

Ndonëse shifra e transaksionit nuk u bë publike, Kapitali.al shkruan se vlerësimet e përafërta, bazuar në çmimin për çelës dhe sipërfaqen e tokës, tregojnë se bëhet fjalë për një blerje në rendin e mbi 20 milionë eurove.

 

Sipas të njëjtit burim, St Georges Bay Country Club është një hotel me 4 yje, me 86 dhoma dhe zotëron një sipërfaqe prej 60 mijë metrash katrorë toke.

 

Gjithashtu, Kapitali.al referon se, sipas njoftimit të Concord dhe Meliá, hoteli do t’i nënshtrohet investimeve të reja për t’u shndërruar në një resort me 5 yje, ndërsa numri i dhomave do të rritet në 140 deri në vitin 2028. Resorti do të operojë nën markën Meliá.

 

Sipas Kapitali.al, blerja e St Georges Bay Country Club përbën blerjen e parë të madhe të një biznesi në Greqi nga një grup shqiptar. Portali thekson gjithashtu se kapitali mes dy vendeve po lëviz edhe në forma të tjera. Burimi: Kapitali.al

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë
Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë
Parashikohen reshje intensive në Sarandë, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron vërshime uji
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.