Tre të rinj vëzhgojnë për 2 ditë dhe marrin makinë me qira për të grabitur të moshuarin – VIDEO

Tre të rinj vëzhgojnë për 2 ditë dhe marrin makinë me qira për të grabitur të moshuarin. Tentuan të grabisnin një 70-vjeçar në Borsh, arrestohen tre të rinj. Njëri kishte thyer masën “Arrest në shtëpi”

Policia e Himarës ka zbardhur dhe goditur një tentativë grabitjeje të ndodhur në Borsh, duke arrestuar tre persona të dyshuar si autorë të ngjarjes.

 

 

Sipas hetimeve, tre të rinjtë dyshohet se kishin mbajtur nën vëzhgim për dy ditë banesën e një 70-vjeçari, me synimin për t’i grabitur një shumë parash. Më pas, ata kanë marrë me qira një automjet tip “Mercedes-Benz”, me të cilin janë nisur drejt banesës së të moshuarit.

 

Brenda banesës, autorët dyshohet se e kanë mbajtur me forcë 70-vjeçarin dhe e kanë kanosur me një imitues arme zjarri, konkretisht një pistoletë-çakmak, duke tentuar t’i marrin paratë.

 

Pas kallëzimit të bërë nga i moshuari, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë zhvilluan operacionin e koduar “Shuma”, që çoi në identifikimin dhe arrestimin e tre të dyshuarve:

 

  • E. Xh., 25 vjeç, banues në Selenicë;
  • K. T., 23 vjeç, banues në Vlorë;
  • A. C., 19 vjeç, banues në Vlorë.

 

 

Nga verifikimet rezultoi se 19-vjeçari A. C. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur më herët nga gjykata për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Policia sekuestroi automjetin e përdorur nga autorët, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e veprimeve hetimore. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Kapet duke transportuar 21 emigrantë me destinacion Italinë, arrestohet 35-vjeçari
Lexoni më shumë
Rama: Vitin tjetër nafta do të ulet me 32 lekë për litër, taksa e qarkullimit do të kalojë te makina
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.