Zonjat nga Athina mbushin në kufi valixhet me kanabis, prangosen nga Policia

01/03/2313:23

Shperndaje:

Dy zonja nga Athina janë arrestuar sot në orët e para të mëngjesit në Igumenicë nga punonjës policie të Prokurorisë së Narkotikëve në Nëndrejtorinë e Sigurisë Igumenicë.

Efektivët e policisë kanë identifikuar makinë, në të cilën udhëtonin 2 zonjat nga Athina. Gjatë kontrollit që pasoi, brenda makinës u gjetën dy çanta udhëtimi dhe dy valixhe, në të cilat ndodheshin gjithsej 37 pako kanabis, me peshë totale 40 kilogramë e 464 gram, ndërsa në posedim u gjet një sasi e vogël heroine e pasagjeres.

Nga hetimi i çështjes rezultoi se 2 zonjat pasditen e djeshme kanë udhëtuar nga Athina me makinën e marrë me qira nga një kompani e automjeteve me qira. Sasia prej më shumë se 40 kg kanabis dyshohet se është marrë në kufi me Shqipërinë.

Droga dhe automjeti i mësipërm, si dhe një shumë prej 220 euro dhe dy celularë u sekuestruan, ndërsa 2 zonjat nga Athina u prangosën.

Përfitimi i parashikuar nga trafikimi i sasisë së sekuestruar llogaritet në shumën 101 160 euro.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Neptun Sarandë po kërkon të punësojë Këshillues Klienti
Foga Group kërkon Hostess, Barist/e, Pizzaiol & Kuzhinier/e Mëngjesesh. Ofrohet Akomodimi + ushqimi
Mori makinë me qira para 10 ditësh dhe u zhduk, shpallet në kërkim nga Policia
Pizzeria Maria Madalena në Sarandë kërkon Kuzhinier/e
Damian Gjiknuri me fermerët në Konispol: Jo deputet që vetëm u jep zë problemeve por që gjen zgjidhjet
Restaurant Haxhi në Sarandë kërkon Ndihmës Kuzhinier/e dhe Nd. Kamarier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.