Zjarrvënia në Ksamil/ Lamallari paralajmëron: Nëse kapet do dënohet 15 vite burg

Zjarrvënia në Ksamil/ Lamallari paralajmëron: Nëse kapet do dënohet 15 vite burg. Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka paralajmëruar masa të ashpra ndaj personave që shkaktojnë zjarre, duke theksuar se zjarrvënia mund të dënohet deri në 15 vite burg.

 

 

 

Paralajmërimi vjen në një periudhë me rrezik të lartë për zjarre, ndërsa sot një vatër zjarri u regjistrua edhe në Gjirin e Hartës në Ksamil, ku flakët përfshinë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi.

 

Në rastet kur nga hetimet provohet se një zjarr është shkaktuar qëllimisht, autorët mund të përballen me përgjegjësi të rëndë penale, në varësi të pasojave të shkaktuara.

 

Sipas bilancit të paraqitur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, nga 1 qershori deri më 24 korrik janë regjistruar 22 vatra zjarri, ndërsa rreth 1,100 forca janë angazhuar në operacionet për shuarjen e tyre.

 

Situata deri tani raportohet nën kontroll, por bilanci i verës së vitit 2025 mbetet alarmues. Gjatë sezonit të kaluar u regjistruan 346 vatra zjarri, të cilat dogjën rreth 49 mijë hektarë pyje dhe kullota. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Arrestohet vëllai i atletit Pirro Dhima nga Himara, u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij
Lexoni më shumë
Ikën nga dyqani me rroba të vjedhura, por i zbuloi alarmi – arrestohen 2 shqiptare në Janinë
Lexoni më shumë
Pompat me ngjyra të ndryshme, çmimet njësoj. Pse nuk ka konkurencë në tregun e naftës
Lexoni më shumë
Super-taksa për shtëpitë bosh, çfarë rrezikojnë emigrantët që kanë banesë në Shqipëri?
Lexoni më shumë
Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë