Zjarri në anije në Korfuz: Shpëtohen dy personat në garazh, 11 rezultojnë të humbur

18/02/2217:02

Shperndaje:

Fatmirësisht, operacioni për shpëtimin e dy drejtuesve të mjeteve, të bllokuar në garazhin e “Euroferry Olympia”, i përfshirë nga flakët në orët e para të së premtes, ka pasur një fund të lumtur.

Në orët e fundit, një operacion gjigant shpëtimi dhe kërkimi ishte ngritur rreth tragetit të pasagjerëve, si për dy të bllokuarit ashtu edhe për 11 të zhdukurit.

Sipas MEGA, ata janë një turk dhe një bullgar, të dy drejtues kamioni, të cilët kanë mbetur të bllokuar në garazhin e anijes që digjej.

Informacioni fillestar: Varka e Policisë Ekonomike Italiane dhe varka e shpëtimit LS kanë lundruar drejt portit të Korfuzit, të cilët kanë zbritur në mënyrë të sigurtë të mbijetuarit e flamurit “EUROFERRY OLYMPIA” të Italisë. Një numërim dhe identifikim i plotë i pasagjerëve të anijes në fjalë është kryer nga oficerët e Rojës Bregdetare – Roja Bregdetare Helenike, ku është konstatuar se janë shpëtuar dyqind e shtatëdhjetë e tetë (278) persona, përfshirë një person që nuk ndodhej në listën zyrtare të pasagjerëve.

Sipas shifrave zyrtare janë shpëtuar 278 persona dhe një tjetër person i padeklaruar në listë dhe sipas informacioneve është emigrant ilegal. 11 persona janë ende të zhdukur, mes tyre 3 grekë.

VIDEO


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qytetari denoncon vjedhjen e dy motorëve te rruga në rikonstruksion në Sarandë
Jepet me qira ambient për staf sezonal në Ksamil
Nis sezoni i kroçerave në Sarandë: “Sapphire Princess” sjell rreth 2600 turistë
18-vjeçari kapet në Sajadhë me rreth 60 kilogramë kanabis në një makinë me qira
Njoftim punësimi nga Art & Tourism Development Group
Markata DON PESHK kërkon Ndihmës Kuzhinier/e, Kamarier/e dhe Ndihmës Kamarier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.