Zgjerohet ndihma ekonomike, pagë lufte edhe për familjet që s’kanë përfituar

28/04/206:41

Shperndaje:


Përmes një ndryshimi në vendimin për ndihmën financiare të paketës së dytë, është zgjeruar skema e përfituesve, edhe familjet që nuk kanë përfituar masën e ndihmës ekonomike prej 16 mijë lekësh.

Vendimi i fundit, i publikuar në Fletoren zyrtare përcakton:

– Dhënie ndihme financiare prej 16 000 (gjashtëmbëdhjetë mijë) lekësh për aplikuesit e ndihmës ekonomike, të cilët rezultojnë aplikues që nga muaji korrik 2019 e deri në muajin prill 2020, të cilët nuk kanë përfituar ndihmë ekonomike dhe, aktualisht, nuk përfitojnë as nga fondi 6 për qind akorduar bashkive, përveç rasteve që janë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike, sipas nenit 15, të ligjit nr.57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”.”.

Drejtoritë rajonale të Shërbimit Social Shtetëror dërgojnë listat e familjeve, të cilat nuk janë përzgjedhur përfituese të skemës së ndihmës ekonomike pranë bashkive, për të njoftuar familjet dhe për të kryer pagesat për ndihmën
financiare. Monitor.al


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Adriatik Lapaj protestë në dyert e Komisariatit: Policia rrëmbeu një protestues
Sherri mes nxënësve në Delvinë përfundon me vendim ekstrem: përjashtohet nga shkolla gjimnazisti
Butrinti fiton 3-0 ndaj Devollit dhe mban gjallë garën për vendin e parë – VIDEO
Butrinti – Devolli LIVE në Saranda Web – sfidë vendimtare për kreun e renditjes
Hotel Porto Eda kërkon Sanitare hoteli. Punësim vjetor ose sezonal
Azura Hotel në Ksamil kërkon Punonjëse Kuzhine për Mëngjeset

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.