Vuri bast në kafene, prangoset 39-vjeçari, në ndjekje pronari i lokalit. Sekuestrohet celulari

10/04/2311:02

Shperndaje:

hërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur 1 rast i kësaj veprimtarie, në lagjen nr.2, Sarandë.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi: E. R., 39 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap në lokalin e shtetasit E. L, duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparatit celular, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetastin E. L., 33 vjeç, pronari i lokalit, ku u konstatua kjo veprimtari e jashtëligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Saranda përkujton Shën Harallambin, mbrojtësin shpirtëror të qytetit
Nesër Kategoria e Dytë: Butrinti pushon, Delvina në ndeshje vendimtare
Nxënësit e shkollës “9 Tetori” njoftohen me SMS: të hënën zhvendoseni te Ekonomiku, reagojnë prindërit
Kompania KRACO kërkon të punësojë Agjent Shitje për Zonën e Jugut
Ardit Bido takim me banorët në Senicë: Do të restaurohet kisha e dëmtuar
Matilda Qurku shpall kandidaturën për drejtimin e Degës së Partisë Demokratike Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.