Vritet në ambjentin e biznesit Rexhep Ismaili

Vritet në ambjentin e biznesit Rexhep Ismaili. Një sherr në Gjashtë të Sarandës, që përfundoi deri në përdorimin e armëve të zjarrit, i ka marrë jetën Rexhep Ismaili, pronar i biznesit dhe Kryetar i Shoqatës Çamëria, Dega Sarandë.

 

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në lokalin e karburantit “Vëllezërit Ismaili sh.p.k,” dhe viktimë ka mbetur pronari Rexhep Ismaili 66 vjeç, i cili ka marrë 1 plumb në kokë. Ndërkohë, një person tjetër i paidentifikuar ende, ka mbetur i plagosur por nuk është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spital.

 

Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë të qarta, por policia thotë se fillimisht sherri ka nisur mes disa personave që kishin shkuar te lokali dhe personave që ndodheshin në lokal, ku ndodhej gjithashtu edhe Rexhep Ismaili. Më pas, brenda lokalit të Rexhep Ismailit, i cili ishte në tavolinë me disa persona të tjerë, ka pasur edhe shkëmbim zjarri.

 

Dyshimet janë se ka qenë autori, Lulzim Tabaku ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me plumb në kokë 66-vjeçarin Ismaili, i cili prej 6 vjetësh është edhe kryetar i Shoqatës Çamëria në Sarandë. Në këtë moment, personat që kanë qenë në lokal me Ismailin janë kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe mësohet se një tjetër person ka mbetur i plagosur.

 

Pas vrasjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me personat e tjerë të përfshirë dhe me shtetasin që dyshohet se ka mbetur i plagosur.

 

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Blutë e Sarandës kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat do t’i ndihmojnë për të zbardhur dinamikën e sherrit si edhe për të bërë të mundur identifikimin e personave të tjerë që janë përfshirë në ngjarje bashkë me autorin Tabaku.

 

Po ashtu, policia po ushtron kontrolle në spitalet rajonale dhe në klinikat private, me qëllim identifikimin dhe gjetjen e shtetasit të dyshuar të plagosur. Nuk përjashtohet mundësia që autorët të jenë larguar nga Saranda, pasi fshati Gjashtë ku ndodhi vrasja ndodhet në dalje të Sarandës.

 

Drejtoria e Policisë Vlorë deklaratë për shtyp për vrasjen në Gjashtë të Rexhep Ismaili – VIDEO

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Publikohet projekti për rikontruksionin e Kinoteatrit Butrinti në Sarandë
Lexoni më shumë
Projektbuxheti 2027, 14 milionë euro transferta për Sarandën, Delvinën, Finiqin dhe Konispolin
Lexoni më shumë
Auron Tare akuza për heqjen e 800 hektarëve nga Parku i Butrintit: U falsifikuan dokumentet për t’i hapur rrugë ndërtimeve
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Delvina luajnë në transfertë, dy sfida me objektiva të ndryshëm
Lexoni më shumë
Klubi i motoristëve SteelWings Albania krijon degën në Sarandë
Lexoni më shumë
Plagoset me armë zjarri në Athinë 38-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.