Vidhet gjatë natës supermarketi në Ksamil. Policia në kërkim të 2 personave


Vidhet gjatë natës supermarketi në Ksamil. Policia në kërkim të 2 personave.
Një vjedhje spektakolare ka ndodhur në supermarket “Big Market” në Ksamil.
Autorët kanë arritur të hyjnë brënda supermarketit rreth orës 4 të mëngjesit duke thyer xhamin e portës dhe kanë marrë kasafortën me rreth 1 milion lekë të rinj.
Dyshohet se vjedhja është bërë në bashkëpunim nga dy persona, ende të paidentifikuar, me automjetin tip “Ford Eskort” me targa TR 8658 R, i cili është gjetur i braktisur në fshatin Çukë, Sarandë. Nga verifikimet e bëra rezulton se kjo targë është e shpallur në kërkim nga DVP Tiranë.
Policia vazhdon hetimet për kapjen dhe ndalimin e autorëvë të ngjarjes.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë
Çdo apartament në Airbnb dhe Booking duhet të regjistrohet në e-Albania, gjoba nëse nuk zbatohet
Lexoni më shumë
Ujësjellësi kërkon tarifa të reja edhe në Delvinë dhe Finiq. Detajet e propozimit të ri
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.