Vesel Koçiu dhe Përparim Ahmeti: Punimet e FSHZH katastrofike dhe cilësi skandaloze

Vesel Koçiu dhe Përparim Ahmeti: Punimet e FSHZH katastrofike dhe cilësi skandaloze 

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Sarandë, dy anëtarë të këshillit, Vesel Koçiu dhe Përparim Ahmeti, kanë ngritur shqetësime të forta lidhur me cilësinë e punimeve të realizuara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

 

 

Gjatë diskutimeve, Koçiu i cilësoi punimet si “katastrofike” dhe me “cilësi skandaloze”, duke theksuar se ndërhyrjet e realizuara nuk përmbushin standardet e kërkuara për një zonë turistike me rëndësi si Saranda dhe Ksamil. Sipas tij, problematikat janë të dukshme në disa projekte infrastrukturore, përfshirë edhe investimet në vijën bregdetare.

 

Në të njëjtën linjë, Ahmeti u ndal veçanërisht tek punimet në shëtitoren e Ksamil, duke i konsideruar ato pa cilësi dhe problematike për imazhin turistik të zonës. Ai shkoi më tej duke deklaruar se situata mund të interpretohet si një formë sabotimi ndaj turizmit në Ksamil dhe Sarandë, dy prej destinacioneve më të rëndësishme bregdetare në vend.

 

Deklaratat e bëra në mbledhjen e këshillit pritet të nxisin debat dhe reagime, ndërkohë që qytetarët dhe operatorët turistikë kanë shprehur vazhdimisht shqetësime për standardin e investimeve publike në zonë. Deri më tani, nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit lidhur me këto akuza. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë
Çdo apartament në Airbnb dhe Booking duhet të regjistrohet në e-Albania, gjoba nëse nuk zbatohet
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.