Taksistët protestojnë para Bashkisë Sarandë, kërkojnë zgjidhje për konkurrencën e pandershme dhe parkimet

09/06/2612:00

Shperndaje:

Taksistët protestojnë para Bashkisë Sarandë, kërkojnë zgjidhje për konkurrencën e pandershme dhe parkimet

Rreth 60 shoferë taksie kanë protestuar paraditen e sotme përpara Bashkisë Sarandë, duke ngritur shqetësime për kushtet e ushtrimit të aktivitetit të tyre dhe atë që e cilësojnë si konkurrencë të pandershme në tregun e transportit të pasagjerëve.

 

 

Në ambientet përpara bashkisë u vu re një prani e shtuar e forcave të policisë. Protestuesit tentuan të hynin në godinën e Bashkisë Sarandë për të zhvilluar një takim me drejtuesit vendorë, por sipas tyre u penguan fillimisht nga forcat e rendit.

 

Pas rreth dy orësh protestë dhe qëndrimi para institucionit, një përfaqësi e taksistëve u lejua të hynte në bashki për të zhvilluar një takim me përfaqësues të administratës vendore, ku pritet të diskutohet mbi problematikat e ngritura nga sektori i transportit.

 

Sipas kërkesës së depozituar nga protestuesit, taksistët pretendojnë se në Sarandë operojnë mjete të shumta që ofrojnë shërbim transporti pa licencat përkatëse, duke krijuar konkurrencë të padrejtë ndaj operatorëve të licencuar. Ata shprehen gjithashtu se automjete të ardhura nga zona të tjera, si Tirana, Konispoli, Delvina dhe Finiqi, ushtrojnë aktivitet në qytet pa marrë masa nga institucionet përgjegjëse.

 

Një tjetër shqetësim lidhet me parkimet e dedikuara për taksitë. Sipas tyre, katër taksi të Finiqit janë të parkuara prej kohësh në zonën pranë terminalit të trageteve në Sarandë, ndërsa kërkojnë ruajtjen e vendparkimeve ekzistuese dhe krijimin e hapësirave të reja të përshtatshme për shërbimin e taksive.

 

Në kërkesat drejtuar Bashkisë Sarandë, protestuesit kërkojnë vendosjen e parkimeve të sakta për taksitë, mbrojtjen e vendparkimeve aktuale nga Policia Bashkiake, verifikimin e mjeteve që operojnë pa dokumentacionin e nevojshëm teknik dhe ligjor, si dhe marrjen e masave ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitet në mënyrë të paligjshme.

 

Takimi mes përfaqësuesve të taksistëve dhe zyrtarëve të bashkisë vijon, ndërsa protestuesit presin një zgjidhje konkrete për shqetësimet e ngritura prej tyre. Saranda Web

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Dafina Allkushi: Shkolla “Shefqet Sulejmani” në Gjashtë pjesë e programit “Pas Shkolle”
Përmes një analize u tentua miratimi i 2 linjave të reja urbane, por jo kërkesa Delvinë–Sarandë
Pas protestave Këshilli Bashkiak diskuton kërkesën për linjën Delvinë-Sarandë
Kompania Gjoni kërkon Arkëtar-Ekonomist, Shofer dhe Punonjës magazine
Aksident në Ksamil, të përfshirë një automjet dhe një motoçikletë
Fluks i lartë qarkullimi gjatë gushtit në Qafë Botë dhe Portin e Sarandës

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.