Vendosën 1 kjoskë në oborrin e shtëpisë së tyre, prangosen nënë e bir në Ksamil

21/03/2414:32

Shperndaje:

Policia njofton se shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e marra se disa shtetas po kryenin punime pa leje, në zonën bregdetare të Ksamilit, kanë ushtruar kontroll në këtë zonë.

Gjatë kontrollit u konstatua se shtetasit S. Sh. dhe S. Sh. (nënë e bir), kishin ndërtuar një objekt (kioskë) me material druri dhe me bazament betoni, në Ksamil, pa lejen e organeve kompetente. Gjithashtu dyshohet se po përgatitnin një bazament tjetër për të ndërtuar një objekt të tillë.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasit S. Sh., 51 vjeç dhe S. Sh., 25 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

ALARM për Delvinën dhe Konispolin/ Reforma territoriale mund të votohet brenda javës
Zjarrvënia në Ksamil/ Lamallari paralajmëron: Nëse kapet do dënohet 15 vite burg
Rama: Avionët do të vijnë në fund të vitit, situatën do ta përballojnë zjarrfikësit
HR Studio në Sarandë kërkon Konsulente shitjesh dhe Punonjës Magazine
Marina Limion në Sarandë kërkon të punësojë Inxhinier Civil në Zbatim
ODA e BABËS në Sarandë kërkon Ndihmës Kuzhinier/e për gatime tradicionale

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.