Vazhdon dremitja e “pleqve” në zyrat e Bashkisë Sarandë


Ndonëse pas apelit publik drejtuar nga deputeti Alket Hyseni u njoftua se pensionistët e bashkisë Sarandë do të largoheshin nga puna për t`u hapur rrugë punësimit të të rinjve në administratën e Bashkisë Sarandë, kjo gjë ende nuk ka ndodhur.
Sipas burimeve të Saranda Web, ishte mësuar se afati i fundit që pensionistët e bashkisë do të vegjetonin në zyrat e saj ishte 28 shkurti, asnjë prej pesionistëve nuk është larguar.
Dhjetra të rinj mësohet se i janë drejtuar bashkisë për të aplikuar në vendet e punës që aktualisht po mbahen nga pensionistët.
Nga kontakte të tyre me Saranda Web mësohet se dita kur pensionistët do të hapin rrugë do të jetë e largët, pasi ata nuk kanë ndër mend të largohen dhe as nga ana e bashkisë nuk është bërë asnjë veprim për nxjerrjen e tyre në pension.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë
Parashikohen reshje intensive në Sarandë, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron vërshime uji
Lexoni më shumë
3 muaj nga inaugurimi i terminalit të autobusave në Sarandë, ujërat e shiut rrjedhin përmes spoteve të ndriçimit
Lexoni më shumë
Sekuestrohen 36 kilogramë kanabis dhe para në dy makina ku udhëtonin tre persona
Lexoni më shumë
Halil Shabani rrëfen historinë e valles së Osman Takës dhe si e ktheu Taip Madani në valle legjendare
Lexoni më shumë
Atentati në Sarandë, dyshime për lidhje me tre të arrestuar në Shkodër
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.