Vazhdojnë teatrot me tenderat/ Tenderi 456 milionë, fituesi shpallet me 454 milionë ose me 99.5%

16/12/2017:20

Shperndaje:


DREJTORIA RAJONALE E OSSH GJIROKASTËR ka zhvilluar tenderin me  Numër reference REF-74723-10-09-2020 për “Zhvillim rrjeti TM/TU dhe plotësim rrjeti TU me kabllo ABC në kabinat Ksamil, Sarandë”, me fond limit : 456 milionë e 573 mijë lekë të vjetra me TVSH.
Pavarësisht se në njoftim thuhej se kriter i përzgjedhjes së fituesit ishte çmimi më i ulët, fitues është shpallur kompania me ofertën më të lartë dhe konkretosht vetëm 2 milionë lekë më poshtë nga fondi limit.

Në tender  kane qenë pjesëmarrës këto kompani:
1. EN-EL sh.p.k  Pa ofertë
2.BOE Rosi & SENAKA me  ofertë 441 milionë e 663 mijë lekë.
3. MANE/S sh.p.k me ofertë 454 milionë e 23 mijë lekë.
Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm:
1. EN-EL sh.p.k
2. BOE Rosi sh.p.k  & SENEKA sh.p.k
Përkatësisht për arsyet e mëposhtme:
1. EN- EL sh.p.k
Ky Operator Ekonomik ka paraqitur vetëm formularin e ofertës pa vlerë ekonomike dhe asnjë dokumentacion tjetër.
2. BOE Rosi sh.p.k me NUIS J69102223E & SENEKA sh.p.k me NUIS J94808405Q
Nga ana e BOE  u paraqit shkresa me nr.12 prot, datë 23.11.2020, protokolluar pranë OSSH me nr.1168 prot, datë 25.11.2020, në të cilën kërkohej tëheqje nga oferta e paraqitur për procedurën me nr. REF-74723-10-09-2020.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Gati 141 qendrat e votimit në Sarandë, Delvinë, Konispol dhe Finiq
Rozafa Palace Hotel në Sarandë kërkon të punësojë Recepsioniste
The Crepe Shack në Ksamil kërkon Punonjës/e për përgatitje krepash
ICE ROLL në Ksamil kërkon të punësojë Kamariere dhe Punonjëse pastrimi
KALKULATORI ZGJEDHOR 2025
Hotel PINI kërkon Recepsionist/e, Punonjëse mëngjesesh, Kamarier/e, Ndihmës Kamarier/e dhe Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.