Aksident gjatë guidës turistike pranë Syrit të Kaltër, dy persona përfundojnë në spital

Aksident gjatë guidës turistike pranë Syrit të Kaltër, dy persona përfundojnë në spital. Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në afërsi të Syrit të Kaltër, ku dy persona kanë mbetur të lënduar gjatë një turi turistik.

 

 

Sipas informacioneve paraprake, dy personat po udhëtonin me një mjet tip ATV (motor me katër rrota), pjesë e një guide turistike, kur kanë humbur kontrollin e mjetit, kanë dalë nga rruga dhe kanë rënë nga një lartësi prej rreth 15 metrash.

 

Ndihma e parë u është dhënë nga personat e tjerë që ishin pjesë e grupit turistik dhe kanë njoftuar shërbimet e urgjencës. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës, forcat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit të Bashkisë Finiq dhe ambulanca.

 

Pas një operacioni të vështirë shpëtimi, dy të dëmtuarit janë nxjerrë nga zona ku kishin rënë dhe janë transportuar drejt Spitalit të Sarandës për të marrë ndihmën mjekësore.

 

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shpallet tenderi 836 mijë euro për rrugën në Kopaçez, e dëmtuar nga shirat e nëntorit 2025
Lexoni më shumë
Jo më bonus bebesh, pagesë mujore nga 5–10 mijë lekë për fëmijët deri 5 vjeç
Lexoni më shumë
Emily Çobani, një tjetër përfaqësuese nga Saranda në “Miss & Mr Junior Albania 2026”
Lexoni më shumë
Djegia e fushave pas korrjes së misrit, tymi mbulon zonën dhe përhapet deri në Sarandë
Lexoni më shumë
Lajm i trishtë në Sarandë/ Nuk u mbijetoi plagëve, ndahet nga jeta Andon Kapetani
Lexoni më shumë
Sezoni i ullirit 2026, pritshmëri për më shumë prodhim dhe çmime më të ulëta të vajit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.