Urdhërohet bllokimi i TikTok në Shqipëri. Data kur aplikacioni do të jetë jashtë përdorimit

11/03/2520:34

Shperndaje:

Autoritetet urdhërojnë bllokimin e TikTok në Shqipëri

 

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka urdhëruar bllokimin e aksesit në aplikacionin TikTok dhe infrastrukturën e tij digjitale në territorin shqiptar. Vendimi vjen në bazë të shkresës nr. 1196 prot., datë 10.03.2025, administruar në AKEP me nr. 359/2 prot., datë 10.03.2025.

 

Sipas urdhrit të AKSK-së, operatorët që ofrojnë shërbime të komunikimeve elektronike duhet të ndërmarrin veprimet e mëposhtme për të ndaluar aksesin në platformë:

 

🚷 Bllokimi i IP-ve të TikTok në Shqipëri
🚷 Bllokimi i DNS-ve të TikTok
🚷 Bllokimi i SNI (Server Name Indications) të TikTok
🚷 Bllokimi i IP-ve të kompanisë ByteDance

 

Në shkresën e AKSK-së citohet si bazë ligjore Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 151, datë 06.03.2025, i cili përcakton listën e IP-ve dhe domaineve për t’u bllokuar. Po ashtu, bllokimi mbështetet në ligjin nr. 54/2024 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” dhe rregulloret përkatëse të AKEP.

 

Urdhërohet bllokimi i TikTok në Shqipëri. Data kur aplikacioni do të jetë jashtë përdorimit

 

Operatorët e internetit në vend duhet të konfirmojnë me shkrim bllokimin e aksesit brenda datës 13 Mars 2025, duke raportuar pranë AKEP dhe për dijeni AKSK.

 

Ky vendim ngre pikëpyetje mbi ndikimin e tij tek përdoruesit shqiptarë të TikTok, të cilët përdorin platformën për komunikim, argëtim dhe promovim biznesi. Mbetet për t’u parë nëse ky bllokim do të sjellë reagime nga publiku apo vetë kompania ByteDance.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qeveria u jep plazhet për 35 vite “investitorëve strategjikë” me qira 33 lekë për m²
Butrinti merr 1 pikë ndaj Maliqit dhe qëndron në vendin e dytë, Delvina barazon me Bylis B
Butrinti ndeshje në transfertë ndaj Maliqit, Delvina synon fitore për zonën play-off
Muzeu Delvinë – historia, tradita dhe trashëgimia kulturore e qytetit të Delvinës
31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen dhe qëllon me armë në ajër, kapet nga Policia
ALYACHT PREMIUM HOTEL në Sarandë kërkon punonjëse Sanitare / Lavanderi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.