Urdhër i ri i Bashkisë Sarandë: Automjetet që furnizojnë dyqane do të lejohen me orar

Bashkia Sarandë ka publikuar një urdhër të ri për ndalimin e automjeteve që furnizojnë dyqane të qarkullojnë në cdo orar.

Sipas Bashkisë Sarandë, ky urdhër vjen për mospengimin e rrjedhshmërisë së trafikut dhe rritjen e sigurisë së qarkullimit në territorin e Bashkisë Sarandë

Oraret e furnizimit të magazinave dhe dyqaneve me automjete do të jenë:

Për automjetet me peshë të përgjithshme deri në 3.5 ton, qarkullimi do të lejohet nga ora 12:00-16:00 dhe nga ora 24:00-07:00.

Për automjetet me peshë të përgjithshme mbi 3.5 ton, qarkullimi do të lejohet në orarin 24:00-07:00.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ndryshon procedura për patentat: Çfarë parashikon udhëzimi i ri për kontrollet mjekësore
Lexoni më shumë
Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë
Lexoni më shumë
Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.