Ulsi Manja paralajmëron: Me Kadastrën e Sarandës nuk kemi mbaruar punë

25/03/2211:42

Shperndaje:

Në një konferencë për shtyp, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka paralajmëruar një tjetër aksion në zyrat e Kadastrës në vend. Deklarata e ministrit vjen një ditë pas operacionit në Kadastrën e Sarandës, ku u vunë në pranga katër zyrtarë.

Manja falënderoi qytetarët për denoncimet, ndërsa tha se asnjë zyrtar nuk duhet ta bëjë gjumin e qetë. Pa dhënë shumë detaje, ministri tha se ka një super proces siç e quajti ai, ku po hetohet për abuzimet me pronat kryesisht në bregdet. Manja theksoi se hetimi është i shtrirë në një kohë të gjatë dhe janë të përfshirë zyrtarë dhe ish zyrtarë.

“Asnjë zyrtar dhe ish zyrtar abuzues me detyrën nuk duhet të ndjehet si sigurt dhe ta bëjnë gjumin e qetë. Dua të falënderoj qytetarët që denoncojnë. Aksioni i djeshëm erdhi pas denoncimit të një qytetari.

Denoncimet nuk duhet ti bëjnë pasia ata nuk zgjidhin hall por menjëherë pasi zyrtarët i shtyjnë në korrupsion. Nuk kemi mbaruar punë as me Kadastrën e Sarandë dhe as në të gjitha zyrat. Ka në proces një super hetim me të gjitha abuzimet me fokus të veçantë bregdetin. Dosja që shtrihet në kohë, kam parasysh jo ve3tëm periudhën e qeverisjes tonë, por që në momentet kur kanë filluar abuzimet me pronën. Në këtë hetim përfshihen zyrtarë dhe ish zyrtarë të Kadastrës. pas përfundimit të këtij hetimi rezultatet konkrete do të jenë në duart e SPAK.

Dua të jem i qartë ne emër të qeverisë e them sot çdo abuzues me pronën pavarësisht gradës që mban, çdo nënpunës që ofron një shërbim publik ndaj qytetarëve, do të përgjigjet dhe do të përballet me forcën e ligjit”, tha Manja.

VIDEO


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë 31 Tetor 2025, live në Saranda Web: Diskutohen çështje të ndjeshme
Ndahet nga jeta Thoma Çakuli, vëllai i kryetarit të Bashkisë Finiq Romeo Çakuli dhe gazetarit Filip Çakuli
Lejet e parkimeve të rezervuara – çështja që ka ndezur debatet në Sarandë vjen në Këshillin Bashkiak
Gjykata e Apelit lë në fuqi impiantet e ujërave të zeza – Unioni Turistik i drejtohet Gjykatës së Lartë
Qytetari denoncon: OSHEE më kërkon 287 mijë lekë për një faturë të paguar në vitin 2009 – VIDEO
12-vjeçarja konsumon një sasi medikamentesh, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.