U zhvillua në Sarandë Maratona e Notit “Idriz Muço” – VIDEO e aktivitetit

U zhvillua në Sarandë Maratona e Notit “Idriz Muço”

Në Sarandë u zhvillua sot, 6 shtator 2026, Maratona e Notit “Idriz Muço”, aktivitet tradicional që mban emrin e një prej figurave të njohura të notit shqiptar.

 

 

80 notarë në Maratonën Kombëtare “Idriz Muço” në Sarandë, shpallen fituesit

 

Gara u zhvillua në Zadrën e Notit “Esat Mamaca” në Sarandë dhe mblodhi 80 notarë, meshkuj dhe femra, të grupmoshave të ndryshme. Në garë u përfshinë fëmijë, të rinj dhe veteranë, të cilët konkurruan në distanca dhe kategori të përcaktuara sipas moshës.

 

Pjesëmarrësit erdhën nga Saranda dhe qytete të ndryshme të Shqipërisë. Mes veteranëve, krahas notarëve sarandiotë, kishte pjesëmarrës nga Tirana, Shkodra, Durrësi, Vlora, Lushnja, Lezha dhe Elbasani.

 

Në kategorinë mbi 14 vjeç për femra, vendin e parë e fitoi Viki Tafruku nga Tirana, ndërsa te meshkujt fitues u shpall Ediljano Huna, notar sarandiot që aktualisht garon për Durrësin.

Në kategorinë nën 14 vjeç, vendin e parë për femra e fitoi Evie Asllanaj, ndërsa te meshkujt triumfoi Drini Karanxha nga Tirana.

 

Në aktivitet ishte i pranishëm edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, i cili vlerësoi vazhdimësinë e kësaj tradite dhe rëndësinë e organizimit të aktiviteteve të ngjashme edhe në qytete të tjera bregdetare dhe liqenore të vendit.

 

Maratonën e përshëndeti edhe nënkryetarja e Bashkisë Sarandë, Manjola Nikollo, ndërsa në përfundim të aktivitetit u shpërndanë certifikata vlerësimi.

 

Maratona Kombëtare e Notit “Idriz Muço” është kthyer tashmë në një veprimtari të përvitshme sportive në Sarandë, duke bashkuar breza të ndryshëm notarësh dhe duke nderuar figurën dhe kontributin e Mjeshtrit të Sportit Idriz Muço në historinë e notit shqiptar. Idriz Muço regjistroi 50 rekorde gjatë viteve 1968–1977 dhe njihet si notari i parë shqiptar që kaloi me not lumin Jance në Kinë, pas Mao Ce Dunit.  Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Rama publikon takimin me një të ri me aftësi ndryshe: Kërkoi të më takonte
Lexoni më shumë
Rama kërcënon protestuesit: Nuk do të flini dot në hotele dhe nuk do të udhëtoni dot me trena
Lexoni më shumë
Rama paralajmëron ligj të ri: Nuk do të lejojmë në protesta persona me fytyrë të mbuluar
Lexoni më shumë
Oltion Çaçi premtoi rikonstruksionin e Kinoteatrit në 2026, tetori po mbyllet pa punime dhe pa tender
Lexoni më shumë
Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore
Lexoni më shumë
Bashkia Finiq 1,3 milionë euro për rikonstruksionin e rrugëve në fshatrat e 5 njësitë administrative
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.