U kap pasi vodhi orenditë në një shtëpi, akuzohet edhe për 3 vjedhje të tjera

U kap pasi vodhi orenditë në një shtëpi, akuzohet edhe për 3 vjedhje të tjera

 

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 23-vjeçar nga fshati Çukë, i dyshuar si autor i disa rasteve të vjedhjeve të ndodhura në qytet dhe në fshatrat përreth, gjatë muajve të fundit. Arrestimi është bërë pas hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në kuadër të punës për zbardhjen e ngjarjeve të kësaj natyre.

 

U kap pasi vodhi orenditë në një shtëpi, akuzohet edhe për 3 vjedhje të tjera

 

I arrestuari, me inicialet M. Sh., dyshohet se më 17 tetor 2025, ka hyrë në një banesë në fshatin Çukë, prej nga ka vjedhur orendi shtëpiake. Gjatë hetimeve, autoritetet kanë lidhur të njëjtin shtetas edhe me disa vjedhje të tjera të kryera më herët në zona të ndryshme të Sarandës.

 

Sipas Policisë, ngjarjet e dyshuara lidhen me:

 

  • 24 mars 2025, në fshatin Berdenesh, ku janë vjedhur kabuj elektrikë nga një magazinë;
  • 11 qershor 2025, po në Berdenesh, ku janë marrë vegla pune me vlerë rreth 50 000 lekë;
  • 24 gusht 2025, në një dhomë hoteli në Ksamil, ku dyshohet se është vjedhur një shumë prej 50 000 lekësh.

 

Ndaj 23-vjeçarit do të vijojnë procedurat përkatëse në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, ndërsa hetimet janë ende në proces për të zbuluar nëse ka qenë i përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh.

 

Policia e Sarandës bën thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me organet ligjzbatuese në denoncimin e çdo veprimi të dyshimtë, duke garantuar se të gjitha informacionet trajtohen në konfidencialitet të plotë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Kërkohet rritje e tarifës së ujit edhe në Konispol, vendimmarrja shtyhet për muajin e ardhshëm
Lexoni më shumë
Rama: Rrjetet sociale janë të rrezikshme! Paralajmëron kufizim në 16 ose 18 vjeç
Lexoni më shumë
Ujësjellës Kanalizime Sarandë kërkonte rritje të tarifës së ujit, Këshillit Bashkiak i jep përgjigje
Lexoni më shumë
IKMT aksion në Lukovë, Borsh dhe Piqeras, shemben disa objekte në bregdet
Lexoni më shumë
Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.