U filmuan duke vaditur bimët e ndaluara, 2 në pranga, 1 tjetër në kërkim. Edhe 2 të proceduar

10/09/2310:39

Shperndaje:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Lukova”, pas një hetimi dymujor, me metoda proaktive.

Operacioni, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës.

Kishin kultivuar bimë narkotike në zonën e plazhit të Lukovës, dhe gjatë hetimeve, u konstatuan në pamje filmike, teksa kujdeseshin për këto bimë, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas, si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Procedohen penalisht 2 shtetas, për moskallëzim të këtij krimi.

Asgjësohen nëpërmjet djegies bimët narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, krahas angazhimit maksimal për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, përgjatë sezonit turistik, si dhe në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë finalizuar, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë dhe me Prokurorinë e Vlorës, operacionin policor anticannabis të koduar “Lukova”.

Në kuadër të këtij operacioni, u bë ndalimi për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, i shtetasve V. K., 30 vjeç, banues në Lukovë dhe K. A., 26 vjeç, banues në Maliq. Gjithashtu, si bashkëpunëtor për këtë veprimtari kriminale, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi R. M., 33 vjeç, banues në Lukovë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në territorin e fshatit Lukovë, në pjesën e ullishtes dhe të zonës së pyllëzuar që gjendet mbi plazh, në një parcelë, kishin kultivuar 31 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies. Gjatë hetimit proaktiv këta shtetas u konstatuan në pamje filmike, teksa kujdeseshin për bimët narkotike.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për shtetasit F. V., 29 vjeç, banues në fshatin Piqeras, Himarë, dhe Sh. H., 37 vjeç, banues në Gjirokastër.

Vijon puna për kapjen e shtetasit R. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas denoncimit në Saranda Web, trupi i Isa Rexhepaj niset me ambulancë për autopsi
Vazhdon kriza në Qafë Botë, Vasil Llajo: Jam në komunikim të përditshëm, dogana greke do shtojë staf
Parku Kombëtar i Butrintit hap aplikimet për Punëtorë Mirëmbajtje
Ice Roll Ksamil kërkon Kamariere, Ndihmës kamariere dhe Hostes. Ofrohet akomodim
Don Peppe Pizzeria kërkon të punësojë Picajol dhe Kamarier
Restorant Sophra në Sarandë kërkon të punësojë Kamarier dhe Ndihmës Kamarier

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.