Turneu “E fortë si grua” bën ndalesën në gjimnazin “Hasan Tahsini” në Sarandë

06/12/2118:11

Shperndaje:

Ditën e sotme në gjimnazin “Hasan Tahsani” në Sarandë, Turneu ‘E Fortë si Grua, bëri ndalesën e tij të  dhjetë  në  rrugëtimin po zhvillohet në 12 qytete të Shqipërisë.

44 vajza morën trajnim falas nga instruktoret e ESD dhe u prezantuan me metodologjinë “Fuqizimi nëpërmjet Vetëmbrojtjes” si dhe u edukuan mbi caktimin e kufijve dhe parandalimin e dhunës.

Trajnimet ESD ofrojnë strategji dhe mjete për t’i mësuar gratë dhe vajzat të zotërojnë aftësi vetëmbrojtjeje.

Qëllimi i këtij turneu  është të mbështesë gratë dhe vajzat shqiptare, që për shkak të pasojave të pandemisë COVID – 19 dhe tërmetit janë detyruar të struken më shumë në rolet e tyre tradicionale si dhe kanë përjetuar dhunën me bazë gjinore.

Gentiana Susaj, drejtore e ESD Global për Europën tha se “Të paturit një rreth mbështetës që na gjendet pranë për t’na ndihmuar është po aq e vlefshme dhe e rëndësishme sa aftësia jonë për të ditur të kërkojmë ndihmë”

Gjatë trajnimit pjesëmarrëset mësuan për mënyrën se si duhet të veprojnë në situata të cënimit të kufijve, aftësi verbale për vendosjen e limiteve e shprehjen e nevojave si dhe  si të vetëmbrohen në situata të sulmeve fizike.

Një nga pjesëmarrëset u shpreh për trajnimin “Pas këtij aktiviteti ndihem shumë e fortë e tashmë mund të kem besim në forcat e mia kundër çdo rreziku”

Një tjetër pjesëmarrëse, tha se “Jam shumë mirënjohëse që mora pjesë, më bëri të kuptoj që nuk jam vetëm asnjëherë”

Ky trajnim u zhvillua në bashkëpunim me organizatën “Mary Ward Loreto Sarandë” dhe Bashkinë e Sarandës.

Ky turne do të mbërrijë në qytetet kryesore të Shqipërisë dhe do të përmbyllet në 10 dhjetor, çka përkon me përfundimin e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.

Turneu pritet të ndërgjegjësojë dhe forcojë komunitetin duke ofruar mekanizma parandalimi, mbrojtjeje dhe mbështetje të disponueshme për të gjitha gratë në Shqipëri.  

ESD Albania që nga viti 2019 mbi 1000 gra dhe vajza si dhe 40 instruktorë/e janë trajnuar në Shqipëri për këtë metodologji.

ESD Albania është programi i OJF-s “Aikido Albania”, e dedikuar për të promovuar “Fuqizim npm. Vetëmbrojtjes”. Puna jonë fokusohet në rritjen e ndërgjegjes publike mbi të mirat e ESD dhe rritjen e aksesit të trajnimeve të ESD si mjet për të fuqizuar vajzat dhe gratë që të ndihen të lira dhe të sigurta.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.