

Turizmi në Sarandë/ Çipa për Report Tv: Gusht i cënuar në të ardhura ekonomike, turistë ukrainas e bjellorusë


Saranda është një ndër perlat e jugut të Shqipërisë, një ndër destinacionet më të pëlqyera nga vendasit e turistët e huaj gjatë sezonit veror. Këtë vit është përballur me pandeminë e koronavirusit duke mos realizuar pritshmëritë që janë mundësuar vitet e kaluara.
Arben Çipa, kryetari i Shoqatës së Industrisë së Turizmit në Sarandë në një lidhje live në edicionin e lajmeve në Report Tv tha se ka qenë një gusht i cenuar në të ardhura ekonomike, duke theksuar se është shumë i paktë numri i individëve apo bizneseve që kanë marrë pagën e luftës. Ai theksoi se ka pasur prezencë të turistëve të huaj nga Ukraina dhe Bjellorusia.
“Muaji gusht ka qenë një muaj ashtu siç Saranda e kërkon, por në të ardhura ekonomike ka qenë një gusht i cenuar. Ka pasur prezencë të turistëve të huaj nga Ukraina dhe Bjellorusia. Duam të besojmë se muaji shtator do të vazhdojë me një lëvizje klasike duke nënkuptuar se sezoni vazhdon. Bashkëpunimi mes grupeve të interesit, bashkia e Sarandës në parim ka marrë një vendim për lehtësimin e taksave 20 deri 30 %, ku përfshihet taksa e fjetjes apo godinës dhe duke zgjatur pagesën”, tha ai.
Çipa përmendi edhe një kërkesë të biznesmenëve, të cilët nga kriza ekonomike kanë hyrë në kredi serioze dhe duan një ndihmesë me qëllim shtyrjen deri në një vit të kredive derisa të marrin veten e të kapin ritmin.
“Thembra e Akilit është se subjektet kanë hyrë në kredi serioze dhe duan një ndihmesë shumë të madhe me qëllim shtyrjen deri në një vit të kredive derisa të marrin veten e të kapin ritmin. Janë shumë ta paktë individët apo bizneset që kanë marrë pagën e luftës”, tha kryetari i shoqatës.
Në lidhje me respektimin e rregullave të vendosura për të parandaluar përhapjen e COVID-19 ai theksoi se ka pasur sensibilizim në shumicën e personave, por ka pasur edhe devijim.
“Objektet kanë qenë sensitivë por nuk përjashtohen që ka pasur edhe devijim. Hotelet e vijës së parë kanë qenë më sensitive. Nuk ka pasur raste të kësaj natyre (të prekurish) të lindura në Sarandë, subjektet kanë qenë të kujdesshëm më shumë se sa klientët. Shumë subjekte i kanë ulur çmimet deri në 30%”, tha Çipa.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

SHITET APARTAMENT 3+1, 116 M2, I MOBILUAR & HIPOTEKË, ÇMIMI 115,000 EURO
01/09/2012:21

XHELATERI SWEESH KËRKON STAF PËR PUNËSIM GJITHËVJETOR
01/09/2012:21

Njerëz që frymëzojnë: Florika Kafeja (Ruçi), mësuesja e shkollës “Adem Sheme”
01/09/2012:21

Sot 80-vjetori: 2 Shkurt 1943, krijohet Ceta Cameria
01/09/2012:21

Kërkohen punonjës për sezonin Prill – Tetor 2023 në restorant-piceri në qendër të Sarandës
01/09/2012:21

GUIDE: PUSHIME NE SARANDE (e detajuar)
01/09/2012:21

SONDAZHI SEKRET I PS, TESTOHEN FIGURAT POLITIKE NË SARANDË
01/09/2012:21

Zbulohet shoku i Endrit, të cilin e prezantoi si kandidatin fitues të bashkisë Sarandë
01/09/2012:21

Endri Xhafo: Blendi Klosi është gjeni, ka gjetur një kandidat për kryetar bashkie në Sarandë
01/09/2012:21

VILA ANTIKE E ÇUKËS – VIDEO
01/09/2012:21







Rezervime

Apartamenti 4 – Vila Stupende
01/09/2012:21

Vila Alvin, apartament 1+1, Kati 2
01/09/2012:21

Dhomë me kuzhinë për familje të vogla
01/09/2012:21

The City View Penthouse
01/09/2012:21

Dhomë treshe me ballkon – Vila Park Bujari Ksamil
01/09/2012:21
Suvenire

Suvenire nga Saranda – Shegë
01/09/2012:21

Suvenire nga Saranda
01/09/2012:21

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
01/09/2012:21

Suvenire nga Saranda
01/09/2012:21

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
01/09/2012:21




