Trageti Igumenicë – Brindizi digjet nga flakët, shpëtohen pasagjerët dhe ekuipazhi, 1 i plagosur

Një traget i linjës Igumenicë – Brindizi ka shpërthyer në flakë.

Në bord 237 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit. Flakët kanë shpërthyer menjëherë pas nisjes nga porti grek i Igumenicës. Anija ishte nisur për në Brindizi.

Kapiteni i “Euroferry Olympia” u kishte kërkuar pasagjerëve të evakuohen nga anija: në vend u dërguan tre varka patrullimi dhe tre rimorkiatorë të rojes bregdetare greke.

Zjarri ka rënë në veri të Korfuzit mes Greqisë dhe Shqipërisë.

VIDEO

Sipas informacioneve, të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi kanë hipur në varkat e shpëtimit dhe do të transportohen nga anijet në vendngjarje.
Anija i është dorëzuar flakëve nga njëri skaj në tjetrin, ndërsa siç raporton ERT ka një person të plagosur lehtë i cili është transportuar në Korfuz për t’u mjekuar në Spital.


SHPËRNDAJE

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Meteorologët zbulojnë si do të jetë moti deri në fund të vitit dhe efektet e El Nino në Europë
Rruga “Lefter Talo” në Sarandë përfundoi, por pemët mungojnë dhe gropat kanë mbetur të hapura
Fondet IPARD të bllokuara: Bujqësia po humbet investime dhe aftësi konkurruese
Debat për pronat në Këshillin Bashkiak Sarandë, të djathtët braktisin mbledhjen – VIDEO
Gjykata e Sarandës rrëzon Prokurorinë: Hotel Central Park në Ksamil është me leje, të hiqet sekuestro
Restorant Pastaria në Sarandë kërkon Kamarier dhe Sanitare

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.