Tjetër investim i Bankës Botërore për Sarandën, do të ndërtohen pika panoramike

30/03/18 19:56

Shperndaje:


Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka kaluar edhe fazën e fundit, që i hap rrugë zbatimit të komponentit tjetër që financohet nga projekti me Bankën Botërore.
Në një njoftim të fundit, fondi bëri të ditur se ka shpallur kompaninë fituese që do të japë konsulencën për dizajnin dhe ndërtimin e mbikëqyrjes së infrastrukturës për pikat panoramike në Jugun e Shqipërisë, konkretisht në Sarandë, Gjirokastër, Përmet dhe Berat.
Në garë morën pjesë 12 kompani që ishin bashkim i përkohshëm me kompani shqiptare dhe franceze, greke, italiane apo dhe më gjerë.
Fituese ishte Anaplasi Consultancy Engineers SA me një kontratë, vlera e së cilës është 93 600 euro.
Në Sarandë këto pika vrojtimi mendohet se do të ndërtohen një në Kalanë e Lukursit dhe një tjetër në zonën mbi Kaminën  dhe të cilat do të lidhen me teleferik

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Gjykata e Sarandës rrëzon Prokurorinë: Hotel Central Park në Ksamil është me leje, të hiqet sekuestro
Restorant Pastaria në Sarandë kërkon Kamarier dhe Sanitare
Harta e re territoriale: Këshilltarët e Ksamilit kërkojnë të bëhen me bashki – VIDEO
DAKLESA TRADITION në Sarandë kërkon punonjëse shërbimi në banak
Steakhouse GERI në Ksamil kërkon të punësojë Kamarier/e
ISHTI tregon shkaqet pse ndodhi shpërthimi te karburanti në Sarandë

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.