Tenton djegien e një biznesi me shishe benzine, prangohet nga Policia

21/06/2111:12

Shperndaje:

Shërbimet e Komisariatit Sarandë parandalojnë një rast të tentativës për zjarrvënie të qëllimshme.

Tentoi të digjte me lëndë djegëse një biznes, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari, person me precedent kriminal në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një shishe me lëndë djegëse që ky shtetas do të përdorte për të realizuar zjarrvënien dhe motomjeti me të cilin do të largohej.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor, në bashkëpunim me Forcat e posaçme “Shqiponjat” dhe FNSH, në vijim të kontrollit të imtësishëm të territorit, patrullimit në të gjitha lagjet e qytetit dhe rrugicat pa ndriçim, në lagjen Nr. 1, nga patrulla e Qarkullimit Rrugor është konstatuar një shtetas i cili po kryente lëvizje të dyshimta me një motomjet dhe më pas ka ndaluar pranë një lokali në këtë lagje dhe ka tentuar ta djegë me një shishe me lëndë djegëse. Në momentin që ky shtetas ka vënë re patrullën ka tentuar të largohet, por është kapur dhe prangosur nga shërbimet e Policisë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” mbetur në tentativë, i shtetasit Luan Obzova 32 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Argjinaturat çahen, përmbytje masive në Çukë, Konispol dhe Shalës – VIDEO
Përmbytjet në Delvinë: Banesa dhe rrugë të dëmtuara, punohet për normalizimin – VIDEO
Kompania ERZENI kërkon të punësojë Financier/e në Sarandë
Laert Vasili: Saranda nuk e meriton të mbetet pa Kinoteatër, qytetit t’i rikthehet lavdia e dikurshme – VIDEO
Saranda pritet të përfshihet nga reshje të dendura dhe stuhi nga mbrëmja e sotme deri të enjten
Vangjel Agora drejt botimit të librit të ri: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë”

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.