Tentoi të vrasë me automatik bashkëfshatarin, dënohet me 12 vite burg mësuesi në Delvinë

09/07/2113:45

Shperndaje:

Gjykata e Sarandës ka dënuar me 12 vite burg ish-mësuesin e fshatin Kopacez të Delvinës, Kadri Nora.

74-vjecari Nora është dënuar me 10 vite burg për “vrasje me dashje mbetur në tentativë” dhe 5 vite burg për “mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, por në bashkim të dënimeve u dënua në total me 12 vite burgim. Vendimi është dhënë në 7 korrik nga gjyqtari Shkelzen Licaj.

NGJARJA:
Ne 20 janar 2020, Nora plagosi me arme zjarri Martin Deden, atehere 48-vjec, pikerisht diten kur ky i fundit do te shperngulej familjarisht nga fshati Kopacez. Deda mori vetem nje plumb ne kembe, duke i shpetuar atentatit. Pas kësaj ngjarje Kadri Nora është vetëdorëzuar në polici, duke çuar tek blutë e Sarandës edhe armën e krimit, automatik model 66 e kalibrit 7.62 mm.

Autorit dhe i plagosuri kanë pasur vazhdimisht konflikte, pas vrasjes se djalit të Kadri Norës, një krim që ngeli i pazbardhur.

35-vjeçari Enkeled Nora, që punonte si bari, u gjet i plagosur në këmbë me pistoletë në 8 shtator të 2015, në vendin e quajtur Pigadhë të fshatit Kopaçëz. Ai u transportua rreth 1 kilometër drejt një stani ku iu dha ndihma e parë, por nuk i mbijetoi plagëve të marra e ndërroi jete.

Policia deklaroi atëherë se nuk gjeti as gëzhoja dhe as armë zjarri në vendngjarje e krimi ngeli i pazbardhur, ndërsa nuk u saktësua kurrë nëse bëhej fjalë për një vrasje apo vetëvrasje. Ngjarja u dyshua se vinte për shkak të konfliktit për parcelat me kanabis, te cilat lulëzonin në atë kohë në vendin e njohur si Pigadhe, ku edhe u gjet i plagosur Enkeled Nora.

Babai i viktimës, Kadri Nora vazhdimisht akuzonte për krimin Martin Doden, i cili kishte mbërritur në fshatin Kopaçëz prej disa vitesh e ku punonte edhe ai si bari, në të njëjtën zonë.

Nora, ish-mësues në fshatin Kopaçëz, kishte mësuar faktin se Martin Doda po synonte të largohej bashke me familjen nga ky fshat e në këto kushte, ka vendosur të bëjë vetëgjyqësi për vrasjen e të birit.

Furgoni i Martin Dodës ishte i ngarkuar me teshat dhe plaçkat e familjes që mesa duket kishin në plan të riktheheshin në Mirditë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

4 premtime të pambajtura, qytetarët të përjashtuar nga vendimmarrja për projektet në Sarandë
Progonati SHPK kërkon Shefe Finance, Arkëtare dhe Faturiste
Investitorët strategjikë marrin portet turistike pa garë dhe bëhen pronarë të përjetshëm
Butrinti fiton në transfertë ndaj Këlcyrës dhe mbetet në ndjekje të kreut
Këlcyra – Butrinti / LIVE – Butrinti kërkon kreun e rënditjes
Shërbimet ‘online’ pa alternativë po e kthejnë dixhitalizimin në barrë për më të dobëtit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.