Tentativë grabitjeje në Sarandë, plagoset 1 person

23/11/1619:11

Shperndaje:


Një person ka mbetur i plagosur gjatë një tentative për grabitje para pak castesh në Sarandë.
Burime nga vendngjarja njoftojnë se dy persona të maskuar kanë tentuar të vjedhin një banesë në lagjen Kodër.
Gjatë tentativës për grabitje ata kanë goditur pronarin e shtëpisë me mjete të forta.
I plagosuri është transportuar drejt spitalit, ndërsa dhjetra forca policore ndodhen në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën dhe kanë filluar kërkimet për autorët.
Mësohet se edhe gjatë natës së kaluar një person është goditur me shkop bejzbolli nga nga dy persona të maskuar në tentativë për ta grabitur. Në të dy rastet nuk jepen të dhëna nëse grabitësit kanë arritur të marrin para apo sende gjatë tentativave për grabitje. lajmi-i-fundit

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Denoncim nga një shtetase amerikane: Po kërcënohem nga një bashkëkombës që jeton në Sarandë
Kompania Gjoni kërkon të punësojë Punonjës / Shofer
CIAO Bar Restaurant në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026 – Ofrohet akomodim
Onhezmus 1 Boat Tours kërkon të punësojë staf për sezonin
MARKATO JURI në Sarandë kërkon Menaxher/e dhe Krepier/e
Big Market Sarandë kërkon të punësojë specialist fast food-i

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.