Tenderi për riparim kanalizimesh në Sarandë, fituesi me 99%, eleminohet rivali

02/12/1911:10

Shperndaje:


Bashkia Sarandë ka njoftuar se ka shpallur fituesin e tendeit për “Riparimi i sistemit Kanalizimeve të Ujrave të Bardha në Sarandë dhe Ksamil”, tender ky me një fond limit 60 milionë lekë të vjetra me TVSH.
Në këtë tender kanë marrë pjesë vetëm 2 kompani:
“EREDA”   SHPK. me ofertë 4 947 865 lekë pa TVSH
“MANE/S” SHPK me ofertë 4 365 060 lekë pa TVSH
Nga ana e Bashkisë Sarandë, kompania me ofertën më të ulët është eleminuar nga tenderi me një pretendim se “Operatori Ekonimik nuk përmbush kriteret e dokumenteve standarte të tenderi”, por përcaktuar se për cilin kriter behet fjalë, pasi emri i kësaj kompanie figuron fitues ne dhjetra tendera të tjerë, çka do të thotë se është një kompani e cila, në tendera të tjerë ka përmbushur kriteret.
Gjithësesi, eleminimi nga gara e ofertuesit më të lirë dhe shpallja fitues i kompanisë me ofertën më të lartë, që në rastin konkret është rreth 99% e fondit, do u kushtojë qytetarëve sarandiotë rreth 7 milionë lekë të vjetra më shtrenjtë.

Openprocurement i klasifikon këtë tendera me flamur të kuq, që do të thotë se mund të tregojnë një shqetësim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial të pajtueshmërisë ligjore për sjellje të paligjshme ose joetike të biznesit, veçanërisht në lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit të ligjeve anti-korrupsion.
Vetëm një javë më parë, nga një tender i Ujësjellës Kanalizimive Sarandë u eleminuan 4 kompani, për tu shpallur fituese kompania me ofertën më të lartë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Butrinti merr 1 pikë ndaj Maliqit dhe qëndron në vendin e dytë, Delvina barazon me Bylis B
Butrinti ndeshje në transfertë ndaj Maliqit, Delvina synon fitore për zonën play-off
Muzeu Delvinë – historia, tradita dhe trashëgimia kulturore e qytetit të Delvinës
31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen dhe qëllon me armë në ajër, kapet nga Policia
ALYACHT PREMIUM HOTEL në Sarandë kërkon punonjëse Sanitare / Lavanderi
Dita e Verës në Sarandë, aktivitete për fëmijë dhe performanca artistike në shëtitore – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.