Rama paralajmëron ligj të ri: Nuk do të lejojmë në protesta persona me fytyrë të mbuluar

Rama paralajmëron ligj të ri: Nuk do të lejojmë persona me fytyrë të mbuluar në protesta

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një nismë ligjore për të ndaluar pjesëmarrjen e personave me fytyrë të mbuluar në protesta. Deklarata u bë gjatë një takimi me përfaqësues të bankave që operojnë në Shqipëri.

“Do vendosim ligj: Nuk do lejojmë persona me fytyrë të mbuluar në protesta”, deklaroi Rama, duke njoftuar synimin për vendosjen e këtij kufizimi në tubime.

Takimi me drejtuesit e bankave u zhvillua pas dëmtimeve të filialeve bankare gjatë protestave të ditëve të fundit në Tiranë.

Paralajmërimi i kryeministrit mbetet në nivel deklarate për një nismë të ardhshme ligjore. Në deklaratën e përcjellë nuk janë dhënë hollësi për përmbajtjen e projektligjit, afatin e paraqitjes apo masat që do të parashikohen ndaj shkelësve. Saranda Web

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

3 ditë para Festës së Mandarinës, kryebashkiaku thërret fermerët për të diskutuar problemet e shitjes
Lexoni më shumë
Reshjet e shiut rikthehen në Sarandë, ja si parashikohet moti sot dhe nesër
Lexoni më shumë
“Çdo pasuri ka historinë e saj”, Odise Kote promovon në Sarandë romanin “Shpërfytyrimi”
Lexoni më shumë
Kamera, frigoriferi dhe televizori me Wi-Fi, si i shfrytëzojnë hakerët dhe çfarë duhet të bëni
Lexoni më shumë
Taksa e qarkullimit hiqet kalon te makinat, mjetet bujqësore do të përjashtohen
Lexoni më shumë
Rregulla të reja për shtigjet turistike, mundësi për zhvillimin e turizmit në Delvinë, Finiq, Konispol dhe Lukovë
Lexoni më shumë