Tenderi 634 mijë euro për rikonstruksionin e 2 kopshteve në Sarandë, fitues shpallet oferta me 97%

28/07/2620:38

Shperndaje:

Tenderi 634 mijë euro për rikonstruksionin e 2 kopshteve në Sarandë, fitues shpallet oferta me 97% të fondit limit

Rreth 634 mijë euro me TVSH pritet të kushtojë rikonstruksioni i kopshteve nr. 2 dhe nr. 3. Në tender morën pjesë tre ofertues, por dy ofertat më të lira u skualifikuan, ndërsa fituese rezultoi oferta më e lartë, e cila arrin në rreth 97% të fondit limit.

 

Shpallet tenderi 650 mijë euro për rikonstruksionin e Kopshteve Nr. 2 dhe Nr. 3 në Sarandë

 

Kompania e identifikuar si ofertues i suksesshëm është “L.T.E CONSTRUCTION” SHPK, me një ofertë që, përfshirë TVSH-në, arrin në 59.37 milionë lekë, ose afërsisht 634 mijë euro.

Fondi limit i tenderit ishte rreth 61.25 milionë lekë me TVSH. Diferenca mes fondit të parashikuar dhe ofertës fituese është rreth 1.88 milionë lekë, pra vetëm rreth 3%.

 

Dy ofertat më të lira u skualifikuan

 

Në garë u paraqitën tre oferta.

Më e ulëta ishte ajo e bashkimit “NEWGEN” SHPK dhe “INERTI” SHPK, me rreth 46.77 milionë lekë me TVSH. Kjo ofertë ishte rreth 12.61 milionë lekë më e lirë se ajo që rezultoi fituese.

 

Sipas dokumentacionit të tenderit, oferta u skualifikua për shkak të gabimeve aritmetike. Autoriteti argumenton se korrigjimet e konstatuara tejkalonin 2% të vlerës së ofertës, kufi që sipas rregullave të prokurimit publik sjell refuzimin e saj.

 

Oferta e dytë më e ulët ishte ajo e “INA” SHPK, me rreth 51.10 milionë lekë me TVSH. Edhe kjo ishte rreth 8.28 milionë lekë më e ulët se oferta fituese.

“INA” u skualifikua pasi, sipas njoftimit, nuk plotësonte një prej kritereve të dokumenteve të tenderit, konkretisht pikën 2.3.7.

 

Pas skualifikimit të këtyre dy ofertuesve, fituese rezultoi “L.T.E CONSTRUCTION” SHPK, me ofertën prej 59.37 milionë lekësh me TVSH.

 

Rezultati e çon vlerën e pritshme të kontratës pranë fondit limit: 59.37 milionë lekë nga 61.25 milionë lekë të parashikuara, ose rreth 97%.

 

Punimet për rikonstruksionin e kopshteve nr. 2 dhe nr. 3 parashikohet të përfundojnë brenda 90 ditëveSaranda Web

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ndahet nga jeta Thanas Xhani, agronomi i njohur i Sarandës
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, zbardhet dinamika: 11 të arrestuar dhe 2 në kërkim
Taverna Avlia në Sarandë kërkon Kuzhinier/e dhe Ndihmës kuzhiniere
Fast Food SHEJNI në Sarandë kërkon Mjeshtër për fast food. Ofrohet akomodim
Qytetari denoncon kushtet te stacioni i autobusave te “9 Tetori”: Presin në diell dhe në shi
Gastro House Pizza në Sarandë – Porosit në Digital City ose Wolt

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.