Shpallet tenderi 650 mijë euro për rikonstruksionin e Kopshteve Nr. 2 dhe Nr. 3 në Sarandë

Shpallet tenderi 650 mijë euro për rikonstruksionin e Kopshteve Nr. 2 dhe Nr. 3 në Sarandë.

Bashkia e Sarandës ka shpallur tenderin për rikonstruksionin e Kopshteve Nr. 2 dhe Nr. 3, një investim që pritet të përmirësojë ndjeshëm kushtet e edukimit parashkollor në qytet.

 

Shpallet tenderi 650 mijë euro për rikonstruksionin e Kopshteve Nr. 2 dhe Nr. 3 në Sarandë

 

Sipas dokumenteve të tenderit, projekti parashikon rikonstruksionin e godinës ekzistuese të Kopshtit Nr. 3, me fokus përmirësimin e ambienteve të brendshme, klasave, hapësirave të lojës, sistemeve hidrosanitare, si dhe mobilimin sipas standardeve bashkëkohore për institucionet parashkollore.

 

Kopshti Nr. 3 ndodhet në rrugën “Lefter Talo” në Sarandë dhe aktualisht frekuentohet nga 146 fëmijë të organizuar në gjashtë grupe. Godina është dykatëshe, me sipërfaqe ndërtimore prej 860 metra katrorë dhe është ndërtuar para viteve 1990, kryesisht me mure mbajtëse prej tulle dhe guri, pa sisteme moderne antisizmike.

 

Fondi limit i procedurës është 51,041,666 lekë pa TVSH, ndërsa me përfshirjen e TVSH-së vlera e investimit arrin në rreth 61.25 milionë lekë, ose afërsisht 650 mijë euro.

 

Investimi synon modernizimin e ambienteve edukative, rritjen e sigurisë së godinave dhe krijimin e kushteve më të mira për fëmijët dhe stafin pedagogjik të kopshteve në Sarandë. Saranda Web 

 


SHPËRNDAJE

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Meteorologët zbulojnë si do të jetë moti deri në fund të vitit dhe efektet e El Nino në Europë
Rruga “Lefter Talo” në Sarandë përfundoi, por pemët mungojnë dhe gropat kanë mbetur të hapura
Fondet IPARD të bllokuara: Bujqësia po humbet investime dhe aftësi konkurruese
Debat për pronat në Këshillin Bashkiak Sarandë, të djathtët braktisin mbledhjen – VIDEO
Gjykata e Sarandës rrëzon Prokurorinë: Hotel Central Park në Ksamil është me leje, të hiqet sekuestro
Restorant Pastaria në Sarandë kërkon Kamarier dhe Sanitare

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.