Sulozeqi: Spitali pa mjekë, pushtetarët propagandë me 2 kuti ndihma dhuratë

26/12/2016:51

Shperndaje:


Propagandë e ka cilësuar ish kandidati për Deputet Skerdilaid Sulozeqi vizitën në spital të deputetit Alket Hyseni dhe kryetarit të Bashkisë Sarandë Ardiam Gurma, të cilëson si ofiqarë.
Nëpërmjet një statusi Sulozeqi shkruan se spitali i Sarandës vuan mungesën e mjekëve dhe se godina është shndërruar në fole militantësh.
Statusi i plotë:

QYTETARËT VUAJNË PËR MJEK, OFIQIARËT PROPAGANDOJNË ME DY KUTI NDIHMA DHURATË

Spitali i Sarandës ka mbetur si godinë fantazmë, pasi përveç propagandës boshe, nuk ka staf mjekësor.
Përvecse personelit të nderuar të infermierëve Ministria e Shëndetësisë ka shkurtuar drastikisht strukturën e mjekëve.
Në spitalin e Sarandës ka dy ditë në muaj mjek Hematolog, mjek Onkolog, Neurolog, ndërsa nuk ka mjek të instaluar Reumatolog, Dermatalog, Kirurg, Mjeko-Ligjor, Anestezist, Internist etj.
Pra, qytetarët nuk marrin shërbimin mjekësor për shkak të mungesës së mjekëve specialist, do iu duhet të shkojnë të marrin shërbimin në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës ose të Vlorës, pasi në Sarandë ka mungesë të theksuar mjekësh, ose do iu duhet të lënë takim në dy herët në muaj që mjeku specialist vjen.

E katandisën spitalin në strukturë pa mjek, në fole militantësh, jo në shtëpinë e shërimit të qytetarëve, ndërkohë që numrat e Covid në Sarandë rriten përditë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Zjarri në Çukë, forcat zjarrfikëse dhe helikopter në vendngjarje – VIDEO
Punonjësit e Ujësjellësit sherr me banorët në Ksamil, përdoren hunj dhe grushta
Gjiri i Hartës kërkon Ekonomist/e dhe staf sezonal. Ofrohet akomodim
PIZZA SAVOS NË SARANDË KËRKON TË PUNËSOJË PICIER
Restaurant Horizonti në Borsh kërkon të punësojë Staf. Ofrohet akomodim
Detjon Vuria emërohet drejtor Sportiv i Ekipeve të Butrintit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.