SPAK regjistron procedimin penal për tjetërsimin e Bazës Detare në Sarandë
SPAK ka regjistruar procedim penal lidhur me tjetërsimin e Bazës Detare në Sarandë. Lajmi bëhet i ditur për Saranda Web nga një qytetar, i cili ka dorëzëuar në SPAK një kallëtim Penal lidhur me këtë çështje.
Më poshtë denoncimi i qytetarit dhe letërkëmbimi me SPAK:
Pershendetje Saranda Web, jam nje qytetar dua te shpreh shqetesimin tim, i cili na perket te gjitheve, ne Shqiptaret, kujtohemi per gjerat, kur eshte bere demi, themi na duheshin… beme gabim qe i prishem … etj.
Investime Strategjike ?! Apo Shkaterrime te Pikave Strategjike, te Vendit ne cdo drejtim dhe te Sigurise Kombetare..?! Cenimi i saj.
Ne Rang Vendi, Ushtaraket e Rep se Shqiperise, shkelin betimin e dhene, kundrejt Atdheut, pervecse Ushtarakut te vetem, ne te gjithe vendin, Komandant Madhor z.Artur Meçollari , i cili meriton respektet me te larta, ku te gjithe te tjeret bejne spektatorin.
Baza Detare e Sarandës, Forca Detare dhe roli i Oligarkëve…
Xhaçka dhe Kollçaku: Projektin i Forcës Detare “ISHTE INVESTIM SHUMË I MADHË PËR KOMPANINË”.
Meçollari: “PO JU JENI AVOKATË TË FIRMËS APO TË FORCËS DETARE”
Kontrata e lidhur me Kompaninë “Marina Bay Saranda”, është në kundërshtim me propozimin e Forcës Detare dhe nē shkelje të ligjit.
SPAK ka nisur hetimin penal nga korriku 2021.
Prej 2-vjetësh kontrata është e pazbatuar. Ministri Peleshi është shprehur në 30 maj 2022 në Parlament, se do ketë rishikim të kontratës.
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim:
“Jeni në një moment kritik të historisë suaj,..Kush do e zotërojë vendin, krimi i organizuar dhe vetëm oligarkët, apo njerëzit normalë …?! Ju duhet ta vendosni.”
Historia, e dhënies me qera, të gjithë Bazës Detare të Sarandës, vijon të përcaktoj fatin e Forcës Detare, duke nisur nga viti 2020.
Edhe pse ka mbi 2-vjet, që është lidhur kontrata me kompaninë “Marina Bay Saranda” (16 korrik 2020) dhe Baza Detare, duhet të ishte dorëzuar deri më 15 gusht 2020, ajo ende nuk është dorëzuar.
Më 7 korrik 2020, nëpërmjet një kurthi të organizuar nga ish-Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj, ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Bardhyl Kollçaku dhe ish-Komandanti i Policisë Ushtarake Altin Kurti dhe Ushtaraku Madhor Artur Meçollari, si kundërshtari kryesor i dhënies me qera të të gjithë Bazës së Sarandës u shkarkua nga detyra e Zv.Kom të Forcës Detare. Pra vetëm një jave përpara afatit të dorëzimit të Bazës Detare të Sarandës.
Më 25 janar 2021, i ka paraqitur Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, një dosje të plotë të provave, dokumentave, video dhe me audio, për ketë kurth. Po ashtu, në 11 shtator 2020, nëpërmjet një procesi të jashtëligjshëm, Ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka, në bashkëpunim me ish-Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, montuan nje proçes disiplinor dhe e liruan nga Forcat e Armatosura.
Tashme Gjykata e Shkallës së parë, ka dhënë verdiktin dhe Minisria Xhaçka është kapur me zë dhe figurë, duke inflencuar Komisionin Disiplinor, një organ ushtarak i pavaruar.
Gjykata ka shpallur absolutisht të pavlefshëm dy urdhëra të ish-Shefit të Shtabittë Përgjithshëm Bajram Begaj dhe dy urdhëra të ish-Ministrit të Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe kthimin e tij ushtarak aktiv.
Lirimi i tij, nga detyra e ZvKom.të Forcës Detare më 7 gusht 2020, do ti hapte rrugë zbatimit të kontratës me firmën “Marina Bay Saranda, një kontratë e jashtligjshme. Kurse lirimi nga Forcat e Armatosura më 11shtator 2020, do ti hapte rrugë emërimit të një këmbësori në krye të Forcës Detare. Në atë kohë ishte i vetmi oficer detar në pritje prej 2-vjetësh për dhënien e gradës Kundëradmiral nga Presidenti i Republikës. Natyrisht Presidenti, nuk kishte vullnet të firmoste gradimin, por vetëm lirimi e tij, nga FA, mund ta bënte Nul atë propozim.
Por, thelbi është përse u investuan, kaq shumë këta drejtues të lartë në çështjen e Bazës Detare të Sarandës?
Në një takim, në dt 15 maj 2020, me mua dhe ish-Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Bardhyl Kollcaku, Ministria Xhaçka, është shprehur për projektin e propozuar nga Forca Detare, se “ISHTE INVESTIM SHUMË I MADHË PËR KOMPANINË”. Edhe ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, General Brigade Bardhyl Kollçaku, kishte të njëjtin mendim me Ministren Xhaçka dhe kërkoi rishikimin e propozimit. Gjatë takimit, Ushtaraku Madhor nuk pranoi rishikimin e propozimit dhe i ka pyetur të dy “PO JU JENI AVOKATË TË FIRMËS APO TË FORCËS DETARE”
Shënim. Kjo bisedë është e përfshire, si në letrën për KM Rama të 21 dhjetorit 2020 edhe në kallëzimin penal në SPAK, të datës 26 mars 2021.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit