Sot PD Sarandë & Delvinë festojnë 29-vjetorin e Themelimit

11/01/2023:19

Shperndaje:


12 Janari 1991 shënon datën e themelimit të Degës së Partisë Demokratike Sarandë, e cila në atë kohë përfshinte edhe Rrethin e sotëm të Delvinës.
Kanë qenë fillimisht një grup intelektualësh të qytetit me në krye Kujtim Lloha ata të cilët morën inisiativën e themelimit të degës së partisë së parë opozitare në Shqipëri dhe detyrën për ngritjen e seksioneve të saj në të gjithë Rrethin e Sarandës.
Pas zgjedhjeve të organizuara, kryetar i Degës së sapoformuar të Partisë Demokratike u zgjodh intelektuali Lutfi Bajrami.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 1992 kandidati i kësaj partie mposhti në votime Gramoz Ruçin, i cili ishte një ndër figurat kryesore të Partisë Socialiste.
Më pas ndër vite PD Sarandë është drejtuar në radhë nga Kolë Bituni, në vitin 1997 nga Dhimitraq Lapa, 2000 nga Pasionare Nika, 2004 nga Ylli Piro, 2012 nga Bejdo Çela dhe prej 2013 nga Hariz Mema.
Ndër rezultatet më të mira që ka njohur PD Sarandë përmenden fitoret në të gjitha njësitë vendore në zgjedhjet e vitit 2003, duke filluar me bashkitë Sarandë, Delvinë, Konispol dhe komunat Ksamil, Vergo, Lukovë dhe Markatin në vitin 2004.
Në vitin 2017 PD ka pësuar humbjen më të rëndë, që pas vitit 1997, ku PD së bashku me aleatët dhe PBDNJ në territorin e Bashkisë Sarandë morën vetëm 3350 vota ose 21.7 %.
Në këtë vit PD pësoi humbje të thellë edhe në zonën e Bashkisë Konispol dhe Bashkisë Delvinë, ku PD së bashku me aleatët dolën forcë e tretë politike pas LSI, me vetëm 1000 vota ose 17 %
Ky 29 vjetor e gjen PD të papërfaqësuar në asnjë nivel të qeverisjes, madje mbështetësit e saj nuk arritën të fitonin në asnjë kryepleqësi fshatrash.
PD Sarandë duket se ka braktisur plotësisht edhe misionin e saj me ngritjen e zërit në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe denoncimit ndaj keq qeverisjes dhe abuzimeve të pushtetit, duke e bërë këtë parti të mos të ngjajë aspak me Partinë Demokratike të 29 viteve më parë dhe idealeve të atyre intelektualëve të cilët hodhën themelet e Degës së Partisë Demokratike Sarandë
.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rruga e shembur në Vllahat – një lagje mbetet e izoluar pas rrëshqitjes së tokës – VIDEO
Berdeneshi pa ujë prej përmbytjeve: tubacioni kryesor i dëmtuar nga punimet në argjinaturë
Biznesi ka ankesa: Erdhën shumë pushues, por koprracë që shpenzojnë më pak
Shkollat dhe stadiumet në Konispol dhe Delvinë hapësirat që do të përshtaten për pritjen e azilantëve nga Azia
Policia Bashkiake nis aksionin për heqjen e koneve dhe rraqeve nga rrugët e Sarandës
“Festivali i Mandarinës – Agrume dhe Diell” në Konispol më 6 dhjetor 2025

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.