Sot nis rivlerësimi i banesave, rruga si duhet të veproni


Duke nisur nga sot qytetarët që kërkojnë që të bëjnë një vlerësim të ri të shtëpive apo pronave të tjera të patundshme, mund ta realizojnë atë pranë zyrave të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Sot hyn në fuqi ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, që është miratuar në Kuvend në fund të vitit të kaluar. Ky ligj, që është konsideruar si një “amnisti” e radhës, ul shumë detyrimin që paguhet në rast të shitjes së banesës, ose një objekti tjetër të paluajtshëm, i cili normalisht është sa 15% e fitimit.

Sipas ligjit, rivlerësimi mund të bëhet me vlerën e tregut të pasurisë bazuar në një akt ekspertimi lëshuar nga një ekspert i licensuar. Tatimi që individët do duhet të paguajnë për regjistrimin e këtij rivlerësimi është 3% e diferencës mes vlerës së rivlerësuar si më lart dhe vlerës së pasurisë të aktit të regjistruar ose vlerës së rivlerësuar më parë (për të cilën është paguar tatimi më herët).

Kjo ka vlerë vetëm për qytetarët. Ndërsa tatimi që personat juridikë do duhet të paguajnë në këtë rast është 5% e diferencës mes vlerës së rivlerësuar dhe vlerës kontabël të regjistruar për pasuritë e paluajtshme.

Ligji më i fundit për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, i ngjashëm me të tanishmin, ka qenë në fuqi për një periudhë të kufizuar nga 20 gushti 2016 deri më 31 maj 2017 (afati fillestar ishte 28 shkurt 2017). Në ndryshim nga ligji i ri i tanishëm, në bazë të ligjit të mëparshëm, tatimi i pagueshëm nga individët ishte 2%, ndërsa nga personat juridikë 3%.

d.ba./G.M./Shqiptarja.com

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Tarifat e ujit në Sarandë dhe Ksamil drejt ndryshimit, qytetarët furnizohen vetëm 2–5 orë në ditë
Lexoni më shumë
Vrasja e Rexhep Ismailit në Gjashtë të Sarandës, kapen në Greqi dy të kërkuarit
Lexoni më shumë
Pronat në Volloder: Të djathtët bllokuan mbledhjen, Bashkia Sarandë rikthen për votim projektvendimin
Lexoni më shumë
Aksident në Sarandë, përplasen dy automjete, njëri përmbyset në rrugë
Lexoni më shumë
Protestat japin efektet e para: qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë në 6% 
Lexoni më shumë
Nga mobilizimi qytetar te zhvillimi: çfarë mund të mësojë Butrinti nga zonat e mbrojtura në Slloveni dhe Itali
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.